SHËNDET

Ndiheni të lodhur dhe joenergjikë? Shikoni ndryshimin pasi të hani gështenja

18:00 - 07.10.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Jemi në stinën e gështenjave. Të pjekura apo të ziera, aroma e tyre është e parezistueshme, posaçërisht në këto ditë vjeshte. Gështenjat janë burim i pasur i vitaminës C, kalciumit dhe fosforit dhe janë ideale kur ndiheni të lodhur dhe të plogësht. Gështenjat kanë më pak yndyrë në krahasim me arrorët e tjerë me lëvore të fortë. Gjithashtu edhe më shumë niseshte, që i bëjnë të tretshme. Konsumimi i gështenjave është fantastik për personat që ndihen të lodhur dhe pa vullnet. Po ashtu, gështenjat duhet të konsumohen nga ata që dëshirojnë ta forcojnë muskulaturën, nga personat anemikë si edhe nga sportistët.




Gështenja e pjekur ka vlerë më të madhe energjike, sasi më të madhe të proteinave, yndyrave, vitaminave E dhe dy herë më shumë sasi të karbohidrateve. Gështenjat shqiptare në pjesën më të madhe gjenden në anë të maleve dhe kodrave në Kolgecaj dhe Lekbibaj në Tropojë, Malësitë e Pukës, në Shënmëri në Kukës. Po ashtu në Mes dhe Shllak në Shkodër, Kashnjet në Lezhë, Shupal në Tiranë, në Pogradec, në Muzinë në Delvinë, Dhrovjan dhe Leshnicë në Sarandë. Ndërkohë që edhe zona të tjera si Berati, Skrapari, Përmeti, Gramshi dhe Tepelena e kultivojnë gështenjën, por në sasi më të vogla. Në 100 gramë gështenja do të gjeni 22 mg vitaminë B, 27 mg kalcium, 2,8 mg hekur. Po ashtu 374 mg fosfor, 2.9 mg proteina dhe 377 mg kalori. Gështenjat e pjekura janë popullore sidomos në periudhën vjeshtë-dimër. Në shumicën e rasteve konsumohen të ziera, për edhe të gatuara, si dhe mund t’i shtoni në supa të ndryshme.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.