20 vite me pare

20 VITE ME PARE – 8 Tetor 1999/ Nano: E dua grua kryeministrin

07:00 - 08.10.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play
  • Idea e re para kongresit

Nano: E dua grua kryeministrin

Agolli mbështet statusin e ish-kryetarit




 

  • Piktori Velo: Ata ruajtën afreskët shqiptare

“Dua t’ju rrëfej Puzanovët e mirë”

 

  • Raport nga Zvicra

Mbretërit e kokainës në Berat

Ata që komandojnë në Zvicër tashmë trafikun e kokainës pasi kushton më shumë se të tjerat – nuk janë me kosovarët, por pikërisht beratasit.

 

  • Analfabetët po zaptojnë Tiranën

Fëmijët e periferive nuk hyjnë në shkolla

 

  • Letër e hapur

“Na përfillni zoti president”

Aparatçikët tuaj nuk përfaqësojnë frankofonët shqiptarë

Editorial nga Edmond Tupja

Zoti president, me gëzim të madh mësova para gati një muaji, duke parë lajmet në televizor, se vendi ynë na qenkesh pranuar anëtar shok i organizatës së vendeve frankofone. T’ju them të vërtetën, u kenaqa shumë, si frankofil e frankofon i vjetër që janë por edhe anëtar i komitetit kombëtar të frankofonisë. Më pëlqeu edhe intervista juaj lidhur me këtë ngjarje të shënuar.

Por, një ditë të bukur më vjen në shtepi një ftesë nga ana e zotit Paskal Milo, ministër i Punëve të Jashtme dhe kryetar i Komisionit Kombëtar të Frankofonisë ndonëse ai nuk flet frëngjisht, sepse po ta fliste këtë gjuhë, nuk do kishte qenë e nevojshme që unë t’i përktheja atij kohët e fundit në disa takime me personalitet të larta të shtetit francez, isha i ftuar pra në një mbledhje ku do të dikutohej rreth “anetarësisë Shok” të Shqipërisë organizatën në fjalë, si edhe rreth detyrave të reja që shtrohen me këtë rast.

 

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.