BLUETOOTH

Alban Ramosaj flet për herë të parë për lidhjen me modelen

12:30 - 08.10.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Mbrëmjen e së dielës, në programin “Why Not” ka qenë i ftuar këngëtari i njohur, Alban Ramosaj. Në një intervistë të zhvilluar me Roza Lati, ai ka pranuar se është në një lidhje tepër private. “Gocat e mia të dashura, që ta keni parasysh, Albani është i lidhur”, tha moderatorja.




“Jam në një periudhë shumë pozitive të jetës sime. Dhe nga këngët mund ta kuptoni. Nëse evoluon në diçka më serioze, më besoni që do e merrni vesh. Thjesht më lejoni ta shijoj edhe pak privatësisht”, iu përgjigj Albani pyetjeve rreth lidhjes së tij. Kujtojmë se pak ditë më parë këngëtari deklaroi se këngën e re e ka dedikim për dikë dhe thuhet se vajza me fat është modelja Niki Deliorgji. Me anë të një komenti Albani e quajti atë, “guaja jem”, megjithatë ende nuk është konfirmuar vajza, e cila i ka rrëmbyer zemrën këngëtarit shqiptar.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.