BLUETOOTH

Ja çiftet shqiptare që treguan se largësia s’i ndan dot

12:00 - 08.10.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Egla Xhemali – Thonë se distanca e ftoh marrëdhënien mes një çifti, por nuk ka ndodhur kështu me këta 10 çifte shqiptare. Janë të shumta arsyet që i kanë çuar ata të jenë larg njëri-tjetrit, megjithatë këto ndarje për intervale kohësh relativisht të gjata ose dhe të shkurtra kanë ardhur si pasojë e angazhimeve të shumta. Gjithsesi, VIP-at jo vetëm kanë arritur ta mbajnë këtë raport në distancë prej vitesh, por disa prej tyre së shpejti do t’i shohim në altar.




1.Luana dhe Krenari
Moderatorja dhe biznesmeni nga Kosova janë prej vitesh në një lidhje, të cilën kanë preferuar të mos e bëjnë publike, megjithatë fotot ku janë kapur mat e kanë zbuluar tashmë që të dy po jetojnë një histori dashurie. Lidhja e Luanës dhe Krenarit nuk ka qenë e lehtë, pasi ata jetojnë larg nga njëri-tjetri. Luana jeton në Tiranë, ndërsa Krenari në Prishtinë. Shpeshherë e shohim moderatoren të udhëtojë drejt Prishtinës për të takuar Krenarin dhe çifti udhëton shpesh bashkë gjatë vitit për të kaluar kohë me njëri-tjetrin, bën të ditur “Xing.al”. Pavarësisht largësisë, lidhja e Luanës dhe Krenarit ka funksionuar e këtë e dëshmojnë vitet që kanë bashkë.

2.Eni Koçi dhe Genci
E njëjta gjë ka ndodhur edhe me lidhjen e Enit dhe Gencit. Eni jeton në Tiranë ndërsa Genci në Prishtinë. Pavarësisht largësisë, ata takohen shumë shpesh dhe kjo nuk e ka penguar lidhjen e tyre. Madje, çifti pas 3 vitesh së bashku kanë vendosur të martohen dhe siç deklaruan në “Xing me Ermalin”, së shpejti do të bëjnë një dasmë madhështore.

3.Shpat Kasapi
Një lidhje në distancë po jeton aktualisht edhe Shpat Kasapi. Këngëtari tregoi në një intervistë se është në një lidhje me një vajzë nga Kosova. Mirëpo dyshja takohen rrallë, pasi Shpati jeton në Shkup. Këngëtari u shpreh se komunikojnë nëpërmjet rrjeteve sociale dhe është shumë i lumtur me këtë lidhje, aq sa ka vendosur të fejohet së shpejti. Nëse çiftet e mësipërme mund t’i hipin makinës e brenda ditës të shkojnë të takojnë personin e zemrës sa herë i merr malli, çiftet e mëposhtme duhet të presin një biletë për ta takuar partnerin/partneren, sepse i ndajnë shtete e jo vetëm një kufi.

72455588_934093910311310_2251891708805513216_n 72313135_498038424379837_24008953083985920_n 72283553_501339227371483_7248180361983688704_n 71699672_2662859033941459_861640018047795200_n 71776967_1969053679863833_2175758186508713984_n 71513173_382232059347076_2742737497858506752_n 72431904_2424897501087144_6198450832552230912_n
<
>

4.Fero dhe Arbenita
Fero jeton në Prishtinë, ndërsa Arbenita në Londër. Modelja është me origjinë shqiptare, por jeton e punon në Londër. Ajo është modele e një agjencie me emër dhe e ka të vështirë të shkëputet nga karriera në ngjitje për t’u rikthyer në Kosovë. Pavarësisht largësisë, çifti takohen shpesh bashkë. Fero ka treguar se ata shpeshherë e lënë të takohen në shtete të ndryshme e me këtë rast t’i vizitojnë së bashku. Herën e fundit ishte Arbenita ajo që erdhi në Kosovë, ku ndenji pak ditë për të kaluar kohë me të dashurin.

5.Arjon Muça
Edhe Arjoni jeton një lidhje në distancë me një vajzë shqiptare bionde, identitetin e të cilës nuk e ka zbuluar. Vajza jeton dhe vazhdon shkollën në Itali, prandaj është Arjoni, ai që shkon ta takojë më shpesh. Në një intervistë të fundit moderatori zbuloi se mendon që në të ardhmen të shpërngulet në Itali për të jetuar me vajzën që i mori zemrën.

6.Devisi dhe Ertemiona
Vitet e fundit edhe këngëtari Devis Xherahu dhe modelja Ertemiona Mejdani po jetojnë lidhjen e tyre në distancë, pasi Devisi vazhdon karrierën në Shqipëri ndërsa Ertemiona në Kinë si modele. Pavarësisht largësisë, çifti takohen bashkë sa herë Ertemiona rikthehet në Shqipëri. Në një intervistë të fundit modelja u shpreh se ajo çfarë i mban bashkë është ndjenja e fortë që kanë për njëri-tjetrit e falë kësaj ndjenje i kanë rezistuar edhe largësisë.

7.Vesa dhe Big Basta
Çifti shumë i dashur për publikun jetuan gjithashtu lidhjen në distancë. Big Basta shkoi në Zelandë të Re, ndërsa Vesa me djalin qëndruan për një kohë të gjatë në Shqipëri. Më pas edhe ata iu bashkuan Bigut dhe nisën jetën e re në Zelandën e Re. Në një intervistë pak muaj më parë, Vesa u shpreh se i urren lidhjet në distancë dhe largësia ka qenë shumë e vështirë për të dhe për Bigun, shkruan “Xing.al”.

8.Rudina Magjistari dhe Xhavit Bajrami
Ja dëshmia që lidhjet në distancë përfundojnë edhe në martesë. Moderatorja Rudina Magjistari dhe kampioni i kikboksit, Xhavit Bajrami kanë jetuar dy vite lidhje në distancë. Pas dy vitesh, ata nisën bashkëjetesën në Tiranë dhe më vonë sollën në jetë fëmijën e tyre të parë. Sot Rudina dhe Xhavit kanë një martesë të lumtur dhe janë prindër të Mias.

9.Ledina dhe Naimi
Këngëtarja shumë e dashur për publikun, Ledina Çelo sot jeton në Gjermani dhe ka një familje të mrekullueshme, por edhe ajo ka vuajtur lidhjen në distancë. Ledina tregoi se me Naimin ka folur një vit në telefon çdo ditë derisa vendosën të takohen e më pas të nisin një lidhje që përfundoi në martesë.

10.Marina dhe Getoari
Ashtu si Luana, edhe Marina ka vuajtur lidhjen në distancë me Getoarin. Ai jetonte në Kosovë, ndërsa Marina në Tiranë. Pas shumë udhëtimeve sa në Prishtinë e sa në Tiranë për të qenë bashkë, Marina dhe Geti vendosën të bashkëjetonin. Reperi u shpërngul në Tiranë për të jetuar në një apartament me Marinën në një nga zonat elitare të kryeqytetit. Pas bashkëjetesës, çifti vendosën të martoheshin.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.