Kryesore

“Ka disa teza tipike majtiste që janë të dështuara”, kritikat e Blendi Fevziun për Albin Kurtin në Kosovë

19:32 - 08.10.19 G.SH.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Gazetari Blendii Fevziu, teksa komentoi zgjedhjet e së dielës në Kosovë dhe rezultatin e dalë prej tyre, ka dhënë edhe disa “këshilla” për liderin e Vetëvendosjes Albin Kurti. Sipas Fevziut, është e vështirë të ruash staturën e opozitarit kur vjen në pushtet.




“Ka disa teza tipike majtiste, që janë provuar dhe kanë rezultuar një dështim spektakolar. Kryesisht në ekonomi. Rritja e taksave do të jetë problematike. Duhet të jetë i kujdesshëm, por shpresoj që të jetë një kryeministër i ndershëm”, u shpreh Fevziu.

“Është shumë e vështirë të ruash statujën e opozitarit kur je në pushtet. Kjo do ta bëjë Albin Kurtin shumë të kujdesshëm”, do të shtonte gazetari dhe moderatori i “Opinion”.

I pyetur nga gazetari Çim Peka se ku ngjajnë dhe ku ndryshojnë Ibrahim Rugova dhe Hashim Thaçi, gazetari Blendi Fevziu i sheh të dy si politikanë të ndryshëm, që kanë vepruar në rrethana të ndryshme.

“Janë dy politikanë të ndryshëm, në rrethana të ndryshme. Rugova u blasfemua kur Kosova kishte në pikëpyetje ekzistencën e saj. Liderët e dikurshëm bëheshin më të fuqishëm nga kërcënimi i Bashkimit Sovjetik. Rugova ishte lideri i një populli që kërkonte të hiqte barrën 100-vjeçare të Serbisë. Rugova nuk administroi kurrë, Thaçi po. Nuk mund ti krahasojmë. Nuk e dimë si do të sillej Rugova nëse do të ishte kryeministër. Janë dy rrethana të ndryshme. Unë mendoj gjithashtu se, Hashim Thaçi është një kafshë politikë”, deklaroi në “Çim Peka LIVE”, moderatori i “Opinion”.

“Nuk e di. Politika është me cikle. A mund të rigjallërohet? Kjo duhet parë pasi ai të largohet nga posti i presidentit. Përdorimi i presidencës për karrierë politike ka rezultuar në dështim. Do, nuk do, shkon drejt pensionit politik”, deklaroi Fevziu.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.