EKONOMI

Kreditë me probleme bien në 11 për qind

16:00 - 08.10.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kreditë me probleme zbresin në nivelim më të ulët në raport me vitin 2009. Kreditë e këqija zbritnin në 11%, që është niveli më i ulët i regjistruar që nga dhjetori i vitit 2009. Ndonëse me një ritëm të ngadaltë, kreditë e këqija po bien gradualisht dhe tashmë objektivi është zbritja në nivele njëshifrore. Ulja e raportit të kredive me probleme ngelet një faktor tejet i rëndësishëm për rritjen e huadhënies. Guvernatori Gent Sejko tha javën e kaluar se ulja e kredive me probleme ka përmirësuar ndjeshëm ofertën për kredi bankare.




Në fund të gushtit, portofoli i kredisë për ekonominë ishte në rritje me 5.2% me bazë vjetore krahasimi. Nëse ulja e kredive të këqija ka lehtësuar rritjen e kreditimit, anasjellas, edhe zmadhimi i portofolit të kredisë është i rëndësishëm për të ulur peshën e kredive me probleme në raport me totalin. Normat e ulëta të interesit dhe ristrukturimi i sistemit bankar, me hyrjen në treg të aksionarëve të rinj, po e ndikon pozitivisht kreditimin. Të paktën në krahun e ofertës, perspektivat për rritjen e mëtejshme të huadhënies duken të mira. Parametrat kryesorë të sistemit bankar shqiptarë janë në përmirësim të dukshëm. Rezultatet financiare janë përmirësuar, ndërsa gjendja e kapitalizimit dhe likuiditetit paraqitet në nivelet më të larta të 15 viteve të fundit. Raporti i mjaftueshmërisë së kapitalit, sipas të dhënave më të fundit, është 18.5%, gjashtë pikë e gjysmë më shumë se niveli i kërkuar rregullator. Ndërsa raporti mes kredive dhe depozitave në fund të muajit gusht ishte mjaft i ulët, në nivelin 48.5%.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.