BOTA

Seehofer paralajmëron për një krizë të re refugjatësh

16:25 - 08.10.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Duhet t’i ndihmojmë më shumë partnerët tanë evropianë në kontrollet në kufijtë e jashtëm të BE”, i tha ministri i Brendshëm i Gjermanisë, Horst Seehofer gazetës “Bild am Sonntag” dhe shtoi: “I kemi lënë shumë kohë vetëm”. Po të mos jepet kjo ndihmë, “ne do të përjetojmë një valë refugjatësh si në 2015-ën – mbase edhe më të madhe se katër vjet më parë”, tha i bindur politikani i CSU-së.
Së bashku me Presidenten e re të Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen (CDU), ai “do të kontribuojë me gjithçka për të siguruar që kjo të mos ndodhë përsëri”, deklaroi në të njëjtën kohë Seehoferi. Ai tha se ka “mbështetje të plotë” nga kancelarja Angela Merkel (CDU).
Përveç kësaj, Seehoferi u bëri thirrje vendeve anëtare të BE-së të bëjnë më shumë për Turqinë. “Turqia bën tepër shumë në pranimin e refugjatëve,” i tha ai gazetës Welt am Sonntag. Prandaj ai dëshiron ta “forcojë më tej bashkëpunimin me Turqinë”. Kur u pyetën sa para duhet të marrë Ankaraja, përtej gjashtë miliardëve që BE premtoi të paguante me marrëveshjen e refugjatëve të vitit 2016, Seehoferi tha: “Si ministër i Brendshëm gjerman, unë nuk mund ta marr i vetëm këtë vendim”.




Rritje e
konsiderueshme e numrit të
refugjatëve
Seehoferi vizitoi ditët e fundit Greqinë dhe Turqinë dhe u premtoi të dyja vendeve mbështetje më të madhe në përballimin e migracionit. Si Turqia ashtu edhe Greqia kanë qenë të ngarkuara rëndë në kufirin e jashtëm të BE për vite me radhë, numri i emigrantëve atje është rritur masivisht, theksoi ai në udhëtimin e tij.
Sipas gazetës “Welt am Sonntag”, numri i refugjatëve që kanë mbërritur në BE përmes Turqisë deri në fund të shtatorit tashmë ka arritur 46.546. Gazeta i referohet një raporti të brendshëm dhe konfidencial të Komisionit Evropian. Kjo paraqet një rritje prej 23 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Sipas parashikimit të qeverisë greke, deri në fund të vitit priten rreth 25.000 migrantë të tjerë.

Erdogan
kërcënon BE-në
Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan kohët e fundit ka kërcënuar se do t’u hapë refugjatëve dyert për në Evropë, po të mos vijë prej Evropës ndihmë më e madhe financiare. Njëkohësisht, ai bëri thirrje për ndihmë për krijimin e një zone të ashtuquajtur sigurie në veri të Sirisë. Turqia ka nënshkruar në vitin 2016 një marrëveshje me Bashkimin Evropian, e cila ndër të tjera i garanton asaj miliarda euro ndihmë për refugjatët.
Erdogan dëshiron të krijojë një zonë sigurie për dy milion vetë në veri të Sirisë. Me ndihmë ndërkombëtare atje synohet të ndërtohen 140 fshatra. Për financimin do të organizohet një takim donatorësh ndërkombëtarë, sapo territori të jetë “çliruar nga grupet terroriste”, tha ai së fundi në parlament në Ankara.

SHBA le të kalojë afati
Turqia ka dashur prej kohësh një zonë që ta kontrollojë e vetme në kufirin sirian-turk, fillimisht ato zona i kontrollon milicia kurde YPG. Turqia e konsideron YPG-në si një organizatë terroriste.
SHBA, e cila po lufton në Siri me YPG kundër terrorizmit të Shtetit Islamik, ishte zotuar të ndihmojë në ngritjen e zonës – edhe për të parandaluar një sulm të Turqisë ndaj aleatëve kurdë, të shpallur prej kohësh. Një afat, të cilin Erdogani e caktoi deri në fund të shtatorit ndërkohë ka kaluar. Ditët e fundit, Erdogan ka kërcënuar vazhdimisht se do ta pushojë zonën.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.