BOTA

Video/ Trafikantët e drogës shpëtojnë agjentët e policisë dhe ´´prangosin´´ të ardhmen e tyre

13:12 - 08.10.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në brigjet e Malaga-s, në Spanjë teksa trafikantët kanë ndaluar për të shpëtuar agjentët e  policisë.




Mediat e shtetit fqinj, pra mediat Italiane kanë publikuar momentet e ndjekjes të trafikantëve nga policia ku këta të fundit rrezikonin të mbyteshin në det, por u shpëtuan nga trafikantët dhë më pas u arrestuan.

Sipas mediave të shtetit fqinj agjentët ishin në ndjekje të katër trafikantëve të drogës, në brigjet jugore të Spanjës. Skafet e policisë dhe trafikantëve shoqërohen dhe nga një helikopter nga lart. Në një moment skafet përplsen me njëri-tjtrin dhe skafi I policëve del nga kontrolli duke hedhur dhe  tre agjentët në ujë.

Policët përpiqen të notojnë për të shpëtuar jetën e tyre pasi janë në rrezik, kjo kuptohet dhe nga të bërtiturat e ekuipazhit të helikopterit. Trafikantët nuk përfitojnë nga kjo ´´ndodhi´´ për tu larguar por ndihmojnë agjentët dhe i shpëtojnë. Më vonë policia arriti të nxjerë nga deti mbi 80 pako me hashash.

 

https://www.tgcom24.mediaset.it/2019/video/spagna-i-trafficanti-salvano-gli-agenti-caduti-in-mare-arrestati_9485379.shtml


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.