Kryesore

1 javë rresht kërcënime ndaj prokurorit/ Rama: Këta do t’i shpallim në kërkim

13:07 - 09.10.19 G.SH.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

I ashpër ka qenë kryeministri Edi Rama për një grup prokurorësh dhe gjyqtarët që sipas tij kanë ngritur një grup të quajtur ‘KÇK’ (kap çfarë të kapësh).




Nga foltorja e Kuvendit kreu i Ekzekutivit tha se të gjithë këta zyrtarë të drejtësisë, duke përmendur kështu një prokuror dhe gjyqtar në Durrës, do të shpallen në kërkim nga parlamenti. Po ashtu Rama përmendi edhe një mesazh që i kishte ardhur në telefonin e tij, ndërsa do donte ta kishte lexuar por nuk e kishte celularin me vete.

“Disa prokurorë dhe gjyqtarë, kanë ngritur një grup ‘KÇK’. ‘KÇK’-kap ca të kapësh. Këtë grupin ky parlament do ta shpalli grup në kërkim. E them jo në mënyrë metaforike, por në mënyrë të drejtpërdrejtë. Me çdo mënyrë, me çdo mënyrë, duke ushtruar pushtetin e sovranit këtu. Të gjithë së bashku! Është e kotë që nga tryezat e opozitës te ngrihen këtu dhe të fajësojnë qeverinë. Prokurorë dhe gjykatës si ai në Durrës, plotë si ata bëjnë kërdinë mbi njerëzit çdo ditë. Nuk e mora telefonin me vete t’u lexoja një mesazh që mora. Sms marr çdo ditë nga njerëz që capërlohen. E dëgjova të nderuarin gojëtar të opozitës…ndihej ulërima deri jashtë. Po thoshe që; shtetit merret me të vegjël e të mëdhenj”, tha Rama.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.