20 vite me pare

20 VITE ME PARE – 9 Tetor 1999/ Majko: Fitoi Nano jep dorëheqjen

07:00 - 09.10.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play
  • Sot dueli i madh në PS

Majko: Fitoi Nano jep dorëheqjen

Dade: Provokacione para kongresit




 

  • Në Kavajë dhe Fier

Vetëm dje tre gra vranë veten

 

  • Goditi gjyqtarin

Pranga pas gjyqit avokatit të Sudes

 

  • Dossier

Si eleminoi Enveri Ramadan Çitakun

 

  • Lajmi i orës se fundit

Shpërthen makina e Gaz Demit

Atentat me tritol kundër njeriut të Nanos

Eksploziv, pak orë para kongresit të PS  makines së Gazmend Demit. Një dorë e fshehtë ka vendosur dje rreth orës 22: 40 një sasi tritoli poshtë makinës së parkuar para lokalit të biznesmenit që i ka qëndruar pranë Nanos në kohën e burgimit të tij në Bënçë. Shpërthimi fatmirësisht nuk ka shkaktuar asnjë viktimë por ndërkohë makina luksoze është shkatërruar në pjesën e pasme dhe janë thyer disa nga xhamat e MInistrisë së Mbrojtjes. Në momentin e shpërthimit brenda në lokal ndodhej bashkë me pronarin edhe Fino, Ruçi e stafi i afërt i Nanos. Sipas burimeve të policisë kanë qenë disa persona që kanë larguar me shpejtësi para se të shpërthente mercedezi me ngjyrë gri.

 

 

 

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.