Sociale

Hiqet kriteri i mesatares mbi 6.5 për Universitetin e Arteve dhe Sporteve

15:10 - 09.10.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Voltiza Duro – Mesatarja mbi 6.5 nuk do të jetë më një kriter pranimi për maturantët që dëshirojnë të bëhen pjesë e universitetit të Arteve dhe atij të Sporteve. Vendimi ka hyrë ditën e djeshme, menjëherë pas botimit të tij në Fletoren Zyrtare. “Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 74, pika 1, e 76, pika 2, të ligjit nr. 80/2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Këshilli i Ministrave vendosi: Pas pikës 7, të vendimit nr. 295, datë 10.5.2019, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, shtohen pikat 7/1 dhe 7/2, me këtë përmbajtje: “7/1. Kandidatët, që aplikojnë për t’u pranuar në programet e studimeve në fushën e artit dhe të sportit, nuk kanë detyrimin të plotësojnë kriterin e notës mesatare, të parashikuar në pikat 2 e 5, të këtij vendimi”,-thuhet në vendimin nr. 651 të 3 tetorit të këtij viti. Ndërkohë në këtë të fundit më tej bëhet me dije se kandidatët nga Republika e Kosovës, si dhe kandidatët me origjinë shqiptare nga Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Presheva, Medvegja dhe Bujanovci, që aplikojnë për t’u pranuar në programet e ciklit të parë të studimeve dhe në programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë, nuk kanë detyrimin të plotësojnë kriterin e notës mesatare, të parashikuar në pikat 2 e 5, të këtij vendimi. “Ngarkohen Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Qendra e Shërbimeve Arsimore, institucionet e arsimit të mesëm të lartë, institucionet arsimore vendore përgjegjëse për arsimin parauniversitar dhe institucionet e arsimit të lartë për zbatimin e këtij vendimi.




Konkursi
Sakaq, i kontaktuar me telefon nga ‘News 24’, rektori i Universitetit të Arteve Kastriot Çaushi pohoi se konkursi do të vijoje të mbetet por nota mesatare 6.5 nuk është më kriter pranimi. Studentët këtu testohen për talentin e tyre që zë rreth 70% të vlerësimit ndërsa 30% e zinte nota mesatare. Mësohet se kanë qene vete maturantët kandidatë tek Universiteti i Arteve të cilët i kanë drejtuar këtë kërkesë qeverisë dhe ministrisë së Arsimit. Duket se kërkesa e kandidatëve të sipërpërmendur, ka ndikuar që qeveria të përgjigjet pozitivisht, duke hequr mesataren jo vetëm tek Universiteti i Arteve, por edhe te Sportet.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.