Show-Bizz

Mbreti suedez u heq titujt nipave pasi u rëndojnë… taksapaguesve!

13:15 - 09.10.19 Gazeta Shqiptare

Tre fëmijë dhe shtatë nipër e mbesa janë një ngarkesë tepër e rëndë për taksapaguesit dhe kjo është arsyeja që mbreti Karl Gustav XVI i Suedisë ka marrë një vendim revolucionar: pesë nga nipërit e mbesat e tij, të moshës mes 1-5 vjeç do të bëhen qytetarë të zakonshëm. Me dispozitën e kërkuar nga monarku, tre fëmijët e princeshës Madeleine dhe Chris O’Neill dhe dy nga princi Carlo Filippo dhe gruaja e tij princesha Sofia, do të humbin titullin e “Lartësia e Tij/Saj Mbretërore”. Kjo nënkupton që, nga njëra anë, ata nuk do të kenë më detyra mbretërore për të kryer dhe nuk do të marrin më kontributet vjetore nga taksapaguesit suedezë. Por, nga ana tjetër, mund të bëjnë lirshëm jetën e tyre. Pesë nipërit dhe mbesat e mbretit do të vazhdojnë, natyrisht, me titujt e dukës dhe dukeshës, të jenë anëtarë të familjes mbretërore.



*Shënim: “Lajmet” e “Bulevardit politik”, nuk janë edhe aq lajme, mos i merrni seriozisht

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *