OPINION

Përse kërkohet shpronësimi i Universitetit?

06:07 - 09.10.19 Artan Boriçi
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ka një prapavijë të vendimit ë Këshillit të Ministrave për Kopshtit Botanik në pronësi të Bashkisë. Në bazë të ligjit të arsimit të lartë, e ardhmja e Universitetit të Tiranës është organizatë private jofitimprurëse. Të paktën kështu dëshiron qeversija me këmbëngulje që prej miratimit të ligjit. Nëse është kështu, organizata do duhet të hipotekojë pronat që ligji i sipërpërmendur ia njeh si të tilla për kalim në pronësi. Të kuptohemi qartë, këtu të gjitha qeverisjet kanë qenë njëlloj për universitetit, janë në presion prej zyrave që drejtojnë Shqipërinë me email.




Në këtë garë për prona, qeveria kërkon t’i japë universiteteve hapsirë diku larg, ku studentët të mos jenë në gjendje të shkojnë veçse me autobuz dhe për një kohë të gjatë. Qeveritë, e tashmja, e shkuara dhe e ardhmja, si shërbëtorë famëkeqë të zyrave antishqiptare, kërkojnë të marrin ndërtesat e sheshit Nënë Tereza, ndërtesën e Fakultetit të Shkencave etj, pra të gjitha. Çfarë do t’i themi brezave të ardhshëm? Do t’i themi që nuk ishim të zotë të mbrojmë universitetin sepse kishim qeveri vasalësh? Kushdo që mendon kështu e ka gabim! Shqipëria nuk ka klasë politike shqiptare, por ka klasë universitarësh që do të pengojë vasalët të shkatërojnë arsimin. Kjo është betejë e gjatë dhe e lodhshme, por universitarët kanë popullin me vete. Fillon sot në
11:00.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.