AKTUALITET

Prodhuesit shqiptarë, kundër Klosit: Rënie e industrisë, sot punëson 30 mijë veta

14:00 - 09.10.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Prodhuesit shqiptarë thonë se ndalimi i prodhimit të qeseve plastike do të pasohet me një rënie të kësaj industrie, por nga ana tjetër do të krijojë probleme edhe në plotësimin e kërkesës për qese letre. Sekretari i përgjithshëm i Bashkimit të Prodhuesve Shqiptarë, Arben Shkodra thotë se kjo masë duhej të ishte paraprirë nga incentiva për fabrikat, me qëllim zëvendësimin e teknologjive. Aktualisht, industria e plastikës në vend, përveç investimeve që arrijnë në miliona euro, punëson një numër të përgjithshëm prej 30 mijë vetash. Sipas Shkodrës, ministria duhet të paraqesë studime të sakta mbi ndotjen që shkaktojnë sot qeset plastike në vend. Pak ditë më parë, ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi prezantoi paketën antikorrupsion në mjedis, ndërsa pjesë e saj është edhe ndalimi i importit, prodhimit dhe përdorimit të qeseve plastike në Shqipëri, duke u bërë vendi i parë Evropë që merr këtë masë.





Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.