POLITIKË

Rama: Grupi ‘KÇK’ do të shpallet në kërkim. Një sms më erdhi në telefon

13:05 - 09.10.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj një grupi prokurorësh dhe gjyqtarësh, të cilët sipas tij kanë ngritur një grup të quajtur ‘KÇK’ ( kap çfarë të kapësh ).




Kreu i Ekzekutivit tha se të gjithë këta zyrtarë të drejtësisë do të shpallen në kërkim nga parlamenti, duke përmendur dhe një prokuror dhe gjyqtar në Durrës.

Rama tha se i kishte ardhur dhe një mesazh në telefonin e tij, gjithashtu  shprehu dëshirën për ta lexuar por në mungesë të telefonit nuk e realizoj dot leximin e mesazhit.

“Disa prokurorë dhe gjyqtarë, kanë ngritur një grup ‘KÇK’. ‘KÇK’-kap ca të kapësh. Këtë grupin ky parlament do ta shpalli grup në kërkim. E them jo në mënyrë metaforike, por në mënyrë të drejtpërdrejtë. Me çdo mënyrë, me çdo mënyrë, duke ushtruar pushtetin e sovranit këtu. Të gjithë së bashku! Është e kotë që nga tryezat e opozitës te ngrihen këtu dhe të fajësojnë qeverinë. Prokurorë dhe gjykatës si ai në Durrës, plotë si ata bëjnë kërdinë mbi njerëzit çdo ditë. Nuk e mora telefonin me vete t’u lexoja një mesazh që mora. Sms marr çdo ditë nga njerëz që capërlohen. E dëgjova të nderuarin gojëtar të opozitës…ndihej ulërima deri jashtë. Po thoshe që; shtetit merret me të vegjël e të mëdhenj”, tha Rama.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.