Show-Bizz

Shtëpia e re e presidentes Von der Leyen, 25 metra katrorë

12:45 - 09.10.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Presidentja e zgjedhur e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, 60 vjeçe, ka vendosur të akomodohet në një banesë pranë zyrës së saj, në katin e 13-të të Berlaymont, selia e institucionit në Bruksel, konfirmuan sot shërbimet e saj. “Ne mund të konfirmojmë se Von der Leyen ka kërkuar që të ketë një banesë me hapësirë prej rreth 25 metrash katrore pranë zyrës së saj për netët e kaluara në Bruksel”, theksuan bashkëpunëtorët e saj duke konfirmuar një informacion të së përditshmes gjermane “Die Welt”. Ursula von der Leyen do të marrë funksionet më 1 nëntor. “Rezidenca e saj do të mbetet në Hanover”, theksoi i njëjti burim. “Ajo ka vendosur të akomodohet më mirë në këtë hapësirë të vogël në ndërtesën e Komisionit sesa të marrë një apartament apo të qëndrojë në një hotel. Përveç sigurisë, kjo zgjedhje ka një avantazh praktik, sepse shmang trafikun e bezdisshëm në Bruksel”, nënvizuan ata.




*Shënim: “Lajmet” e “Bulevardit politik”, nuk janë edhe aq lajme, mos i merrni seriozisht


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.