Show-Bizz

S’ka më lidhje sekrete! Vip-at ‘zbulojnë’ të dashurat e tyre të fshehta

12:00 - 09.10.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pamela Aliaj – Të gjithë njerëzit e famshëm mundohen që të mbajnë sekretë jetën private, ose të paktën ashtu thonë. Por mjafton që nëpër rrjetet sociale të shohim ndonjë fjalë më tepër, dedikim apo një postim të ndryshëm nga herët e tjera dhe menjëherë nisin dyshimet dhe hetimet për të shkuar deri në fund të ‘dyshimit’. Kësaj radhe, në lupën tonë kemi djemtë më të dashur dhe të ndjekur të showbiz-it. Nga zbulimet që kanë bërë mediat rozë apo edhe vetë ndjekësit e tyre, është arritur të zbulohen të dashurat ‘sekrete’ të djemve-VIP. Jo vetëm kaq, por disa prej tyre , kur janë gjendur ngushtë, edhe e kanë pranuar një lidhje të tillë. Të shohim cilat çifte janë zbuluar këtë javë:




Young Zerka
Prej disa ditësh, Young Zerka po përflitet për një lidhje të re me një bionde bukuroshe, me të cilën u fotografua disa javë më parë në bregdetin e jugut. Ata shfaqeshin shumë pranë njëri-tjetrit në pishinë teksa bisedonin, ndërsa më pas dyshja u fotografua edhe në vendlindjen e Zerkës, në Korçë, duke ngritur dyshimet se gjërat mes tyre janë bërë serioze. Madje, veprimi i fundit i modeles bionde, të quajtur Joana Alimema, na ka bërë të besojmë edhe më shumë se ata janë bashkë. Ajo ka publikuar në InstaStory projektin e ri që Young Zerka do të sjellë së shpejti në bashkëpunim me Eri Dee. Joana ka etiketuar Zerkën dhe kolegun e tij në postim, duke na i shtuar akoma më shumë dyshimet për lidhjen e tyre. Megjithatë, pavarësisht lajmeve të shumta, askush prej të dyve nuk ka deklaruar ende asgjë lidhur me këtë situatë. Është bërë tashmë zyrtare apo do presim dhe pak?

ciftet ledri vula 2 ciftet young zerka 2 ciftet don phenom 2 ciftet ledri vula 1 ciftet majk 1 ciftet majk 2 ciftet young zerka 1
<
>

Don Phenom
Ditën e hënë, “Panoramaplus” publikoi foto të reperit Don Phenom, i cili shfaqej për herë të parë në publik me të dashurën e tij. Ai ishte fotografuar me bukuroshen bionde të cilën prej një viti apo më shumë, e kishte mbajtur larg syve të publikut. Dyshja u fotografua gjatë koncertit të Capital T në Tiranë dhe të gjithë u bëmë kuriozë për identitetin e vajzës që i ka rrëmbyer zemrën Don Phenom-it. Mediat rozë kanë zbuluar se ajo quhet Anxhi Dema dhe para lidhjes me Don Phenom, ishte e lidhur për një kohë të gjatë me një gazetar sportiv. Gjithashtu mediat kanë publikuar fotot e vajzës në fjalë. Në pozat e saj, Anxhi shfaqet e veshur me marka luksi e bluza grafike, të cilat duket se janë të preferuarat e saj. Madje, ajo ka publikuar edhe një foto ku Don Phenom duket pranë saj. Don Phenom ende nuk ka reaguar pas këtyre lajmeve, ndërsa të gjithë po presim një konfirmim publik nga reperi.

Majk
Mbrëmjen e së dielës, në ekranin e Tv Klan startoi për herë të parë emisioni “Klanifornia”. Plot batuta dhe të qeshura na shoqëruan në praninë e aktorëve më të mirë të humorit. Të gjithë u argëtuan me rolet e reja dhe imitimet interesante. E përpos këtyre, pati edhe një të ftuar special, i cili mori shumë vëmendje si gjithmonë. Ishte Majku këngëtari që përpos këngës, iu përgjigj edhe pyetjeve pikante të moderatores Marina Vjollca. Ai tregoi se më parë ka dalë me një vajzë shumë të njohur të showbizit shqiptar, por nguroi për të treguar emrin e saj. “Ke dalë ose je ngacmuar me një vajzë të njohur që publiku nuk e di?” Ishte kjo pyetja e Marinës, e cila u mundua të zbulojë më shumë mbi jetën private të artistit. “Po, por kam dalë pikërisht për atë që mos ta marrë vesh publiku, dhe s’do ta marrë kurrë vesh”,-u përgjigj Majk, i cili tha se vajza është mjaft e suksesshme sot dhe rrjedhimisht e njohim të gjithë. I pyetur se ishte bionde apo brune ai u përgjigj me sportivitet: “Të dyja”. Duke deklaruar se momentalisht është single, Majk u shpreh se vetëm një lidhje ka patur tamam. S’besojmë se bëhet fjalë për mamin e Roanit, Majlindën apo jo? Të shohim kush është bukuroshja që i ka rrëmbyer zemrën Majkut.

Ledri Vula
Reperi i njohur, Ledri Vula, ka qenë gjithmonë mjaft i rezervuar për jetën e tij private. Përflitet prej kohësh se ai është në një lidhje serioze me një vajzë mjaft simpatike, të quajtur Sara Hoxha, edhe pse asnjëri prej të dyve nuk e ka konfirmuar zyrtarisht këtë. Një natë më parë, Ledri ishte i ftuar në dasmën e vëllait të Gjikos, bashkë me Sarën. Dyshja është filmuar teksa ka qenë duke kërcyer dhe Ledri shfaqet duke përqafuar e puthur partneren. Video është publikuar në një prej faqet e fansave të reperit. Nuk dihet se kush ka arritur ta kapë këtë moment në video, por Ledri duket më romantik se asnjëherë. Mori fund privatësia për Ledrin, por e rëndësishme është që duken më të dashuruar se kurrë!

Alban Ramosaj
Mbrëmjen e së dielës, në programin “Why Not” ka qenë i ftuar këngëtari i njohur Alban Ramosaj. Në një intervistë të zhvilluar me Roza Lati, ai ka pranuar se është në një lidhje tepër private. “Gocat e mia të dashura, që ta keni parasysh, Albani është i lidhur”, tha moderatorja. “Jam në një periudhë shumë pozitive të jetës sime. Dhe nga këngët mund ta kuptoni. Nëse evulon në diçka më serioze, me besoni që do e merrni vesh. Thjesht me lejoni ta shijoj edhe pak privatësisht”, ju përgjigj Albani pyetjeve rreth lidhjes së tij. Këngëtari e ka pranuar se projekti i tij më i fundit muzikor ishte dedikim për modelen Niki Delijorgji. Ndoshta dhe vajza misterioze për të cilën Albani shprehet se është në një lidhje është pikërisht bukuroshja shqiptare.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.