AKTUALITET

Trafiku i kokainës Ekuador-Greqi-Shqipëri, zbardhet skema: Si informoheshin trafikantët shqiptarë me GPS nga Amerika e Jugut

19:57 - 09.10.19 G.SH.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Policia greke ashtu siç paralajmëroi një ditë më parë ka dhënë sot detaje të reja në lidhje me bllokimin e lëndës narkotike në portin e Pireut, ndërsa sipas tyre aktiviteti i trafikantëve ishte i shtrirë edhe në Shqipëri.




Përmes një deklarate për shtyp, autoritetet thonë se nga analizat e kryera është faktuar se pastërtia e kokainës së ardhur nga Ekuadori në Greqi, por që njëherësh kishte si destinacion Portin e Durrësit, rezultoi se pastërtia e saj shkon në nivelin 85 % . Sipas tyre, në lidhje me rastin e trafikut të drogës janë arrestuar katër persona në Greqi (njëri prej tyre aktualisht ndodhet në burg) ndërsa tre të tjerë janë prangosur në vendin tonë.

Sipas autoriteteve fqinje, në ngarkesën e bllokuar me 21 gusht u zbuluan 22 pako me 25 kg kokainë. Kjo ngarkesë  kishte destinacion Shqipërinë, ndërsa thuhet se brenda saj u gjet një pako droge e pajisur me GPS që kontrollohej nga Ekuadori me qëllim njoftimin e trafikantëve në Shqipëri.

“Nga analizat, pastërtia e kokainës ishte 85 %. Në Greqi janë 4 të arrestuar nga të cilët vetëm një më masën “Arrest ne burg” dhe 3 të arrestuar në Shqipëri. Në 19 gusht ne Pire u sekuestruan 17 pako me rreth 20 kg kokaine me destinacion Shqipërinë. Informacioni na erdhi nga një doganë e huaj. Në 21 gusht zbuluam 22 pako me 25 kg kokainë me destinacion Shqipërinë. Në një pako u gjet nja pajisje GPS që kontrollohej nga Ekuadori me qëllim njoftimin e trafikantëve në Shqipëri. Pikërisht ketë ngarkese lame me dorëzim te kontrolluar për te shkuar ne Shqipëri. Aty shkuan 4 persona, prej te cilëve u arrestuan 3. Në 28 gusht hapem një kontejner tjetër me destinacion Shqipërinë ku zbuluam 22 pako me 25 kg kokainë”-thuhet mes tjerash në komunikatën e policisë greke.

Pa hetimeve intensive të kryera përgjatë dy javësh janë bllokuar 700 kilogramë kokainë, sasi kjo që sipas mediave greke, kishte si destinacion Durrësin dhe Selanikun e Greqisë. Sipas mediave fqinje, lënda narkotike ishte fshehur në 12 kontejnerë të ngarkuar me banane dhe që kishin si orgjinë Ekuadorin në Amerikë të Jugut.

Balkanweb


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.