BOTA

Video/ Tensione në kufi, policia e Kosovës ndalon hyrjen të skuadrës serbe

14:26 - 09.10.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ashtu siç kishte njoftuar më parë, policia e Kosovës nuk ka lejuar hyrjen në territorin e saj të skuadrës së Crvena Zvezda.Pavarësisht se vizita e saj për të zhvilluar ndeshjen e Kupës së Serbisë kundër ekipit ilegal Trepça në Zveçan, nuk ishte lejuar nga autoritetet kosovare, klubi i Beogradit kishte vendosur të luante këtë transfertë.




Por udhëtimi i skuadrës është ndërprerë në pikën kufitare të Jarinjës, ndërsa autobusi me të cilin udhëtonin futbollistët dhe stafi teknik janë kthyer mbrapsht. Pamjet janë publikuar nga klubi i Crvena Zvezda, ndërsa janë shoqëruar me reagime negative nga mediat serbe.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.