BOTA

Arrestohet punonjësi i inteligjencës, i ka ofruar ish të dashurës gazetare informacione në SHBA

12:25 - 10.10.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Analisti kundër terrorizmit në Agjensinë Mbrojtëse të Inteligjencës është arrestuar ditën e mërkurë për shkak të ofrimit të materialeve të klasifikuara rreth një sistemi të huaj të armëve.




30 vjeçari, Henry Kyle Frese i ka ofruar ish të dashurës gazetare një informacion që është paraqitur në të paktën tetë raportime të ndryshme, ka thënë Departamenti  i Drejtësisë në Gjykatën e Virxhinia-s.

Në padi është thënë se Frese i ka dhënë informacionie gruas me të cilën ka pasur lidhje romantike dhe kjo e fundit i ka ndarë këto informacione me një gazetare tjetër. Emrat e dy gazetareve nuk janë bërë publike.

Në informacione ka pasur shqetësime për kapacitetin e një sistemi armësh të një shteti të huaj. ‘’Washington Post’’ ka thënë se autoritet kanë refuzuar që të identifikojnë se për sistemin e kujt shteti bëhet fjalë.

Sipas autoriteteve veprimi i Frese është bërë për të ndihmuar ish të dashurën për tu ngritur në detyrë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.