POLITIKË

“Avokati” bën për ‘ujë të ftohtë’ politikanët: Kanë ardhur me çorape në Tiranë. Ku i gjetën pronat?!

19:28 - 10.10.19 G.SH.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Avokat Spartak Ngjela është shprehur sot se sapo të fillojë reforma Prokurori e Posaçme, Byroja e Hetimit dhe Gjykata e Posaçme politikanët do të hyjnë në hetim ku do u duhet që të mbrojnë pronat që kanë.




Avokati është shprehur se sapo të fillojë reforma Prokurori e Posaçme, Byroja e Hetimit dhe Gjykata e Posaçme politikanët do të hyjnë në hetim ku do u duhet që të mbrojnë pronat që kanë.

Ngjela shprehet se ata kanë ardhur me një palë çorape dhe i kanë marrë kur ishin në pushtet. Ai ishte i ftuar në “Top Talk” me gazetarin Denis Dyrnjaja.

Ngjela: Ata e dinë që janë nën akuzë, kushtetuta i ka nën kontroll penal. Sapo të fillojë reforma këta hyjnë në hetim.

Denis Dyrnjaja: Çfarë akuzash mund të ketë, për liderin e opozitës?

Ngjela: Nuk më duhet mua çfarë akuzash, nuk e keni parë ligjin? Ligji prezumon të fajshëm, vetë e kanë bërë ligjin,unë e kam bërë ligjin?

Ligji sapo të fillojë reforma Prokurori e Posaçme, Byroja e Hetimit dhe Gjykata e Posaçme këta prezumohen të fajshëm.

Këta duhet të provojnë që janë të pafajshëm. Kanë apo nuk kanë prona si mendon ti pa prona janë këta.

Dyrnjaja: I kanë të ligjshme pronat.

Ngjela: Ata i kanë të ligjshme pronat, por kanë ardhur me një palë çorape. I kanë marrë pronat duke qenë në pushtet. Asgjë nuk është e ligjshme në  botë po ke marrë prona duke qenë në pushtet. E pe Ahmet Zogun, pse si mori pronat? Sepse  gjithë ndërkombëtarët thanë mos ja jepni, sepse i ka marrë duke qenë mbret. Ju lutem dhe kishin të drejtë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.