Show-Bizz

Dalin shifrat/ Sa paguhen blogeret e njohura në “INSTAGRAM”?

14:50 - 10.10.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Rrjeti social “Instagram” po shihet gjithnjë e më shumë si një trampolinë për fitim dhe shtim të ardhurash. Blogeret e njohura duket se arrijnë të përftojnë shifra marramendëse. Së fundmi, “Blogmeter” ka bërë një përllogaritje të shifrave që fitojnë disa prej tyre.




Në vend të parë duket se qëndron make-up artistja dhe blogerja Huda Kattan. Ajo ndiqet nga 31.8 milionë ndjekës dhe rrjedhimisht fiton 18 mijë dollarë për një postim. Ndërsa në vend të dytë pozicionohet Cameron Dalls, i cili fiton rreth 17 mijë dollarë për një postim.

Pjesë e listës së gjatë është gjithashtu edhe blogerja e njohur italiane Chiara Ferragni. Me 16 milionë ndjekës, Chiara paguhet për një postim me rreth 12 mijë dollarë. Mjafton t’i hedhim një sy veshjeve të saj, avionëve privatë dhe pushimeve mjaft të kushtueshme, për të kuptuar kështu përfitimet e majme.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.