AKTUALITET

Detaje nga vrasja në Kavajë/ I afërmi polic i vret ish-të dashurin

08:37 - 10.10.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Detaje të reja mësohen për vrasjen e ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Kavajë. Gazetarja Dorjana Bezat raportoi për “BalkanWeb” duke iu referuar burimeve nga policia se viktima ka shkuar i armatosur në shtëpinë e ish-të dashurës rreth orës 02:00 të natës për t’u sqaruar pasi ishin ndarë.




Ai ka qëlluar me armë sapo ka hyrë në banesë, ku ndodhej edhe polici i burgjeve i thirrur nga vajza. Ky i fundit është kundërpërgjigjur duke qëlluar me armën e shërbimit. Vetë polici ka mbetur i plagosur, ndërsa ish-partneri i gruas në fjalë ka humbur jetën.
Gjithsesi policia ka marrë në pyetje gruan e re por edhe policin për të zbardhur të plotë ngjarjen që tronditi Kavajën mëngjesin e sotëm.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.