Aktualitet

Flet halla e Marsidës: Është martuar që 14 vjeç, nuk dinim gjë për lidhjen jashtëmartesore

14:56 - 10.10.19 gsh

Familjarët e Marsida Qatjas nuk kanë qenë në dijeni për faktin se ajo ka pasur një lidhje jashtëmartesore me Dritan Haxhollin, i cili mbeti i vrarë pas një sherri në banesën e saj. Halla e saj ka deklaruar për gazetaren Dorjana Bezat se Marsida ishte martuar që 14 vjeçe me burrin e parë, lidhje nga e cila erdhën në jetë dy fëmijë. Më pas ajo tregoi se me burrin e dytë 30-vjeçarja solli në jetë një djalë, që aktualisht është 2 vjeç.
“Marsida është martuar 14 vjeçe, me burrin e parë ka 2 fëmijë, ndërsa me burrin e dytë ka një djalë. Ne nuk e dimë që Marsida ka pasur lidhje me Dritanin, sepse ajo vijon te jete e martuar. Nuk na ka treguar qe e kërcënonte njeri. Dhe personat e tjerë qe ishin me Marsiden mbrëmë nuk i njohim.”, pohoi e tronditur halla e saj.



Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *