POLITIKË

Video/ Hajdari: Ftesë për PD dhe partitë e tjera jashtë sistemit, nuk do të ketë reformë me dy faza

14:13 - 10.10.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Rudina Hajdari, bashkëkryetarja e Komisionit për Reformën zgjedhore pas mbledhjes së sotme, ju ka bërë thirrje PD dhe partive të tjera jashtë sistemit të depozitojnë propozimet e tyre. Hajdari tha se nuk do të ketë reformë me dy faza dhe do të jetë tërësore.




“Grupet e punës do të jenë të ndara dhe do të merren me rekomandimet e OSBE/ODIHR, me të drejtën e votës së shtetasve shqiptarë jashtë vendit etj.

Ftesa mbetet e hapur për PD-në apo partitë që janë jashtë sistemit. kemi komunikim të vazhdueshëm me disa nga kolegët. Do donim shumë që të depozitonin propozimet e tyre.
Duhet të gjejmë gjuuhën e përbashkët, të bëjmë reformë zgjedhore dhe një sistem afatgjatë. Nuk do ketë reformë me dy faza por do ketë reformë tërësore”, deklaroi ajo.

Sipaj Hajdarit, opozita ka vetëm një qëllim që është shembja e sistemit që qytetarët shqiptarë të zgjedhin kandidatët e tyre në kuvendin e Shqipërisë.

E pyetur nëse është gati të vetësakrifikohet që PD të ulet në tavolinë, Hajdari tha: “Ne do të bëjmë çdo gjë në shërbim të kësaj, do të shikojmë mos të shmangim vëmendjen, kemi një vendim të rëndësishëm për çeljen e negociatave. Nëse nuk hapim negociatat do të jemi në një pozicion shumë të vështirë. Sot ka dy synime, futja në BE dhe ndryshimi i sistemit”.
Sa i përket afateve, Hajdari theksoi se ne duam produktin dhe jo kohën. “Afatet i vendosim ne sepse ne u shërbejmë shqiptarëve”, u shpreh Hajdari.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.