Show-Bizz

‘’Harrojnë debatet’’, Aurela Gaçe pajtohet me vëllezërit korçarë

13:23 - 10.10.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Vëllezërit Prifti i rikthehen miqësisë me Aurela Gaçen. Në një postim të fundit në ‘’Instagram’’, vëllezërit korçarë shfaqen me këngëtaren Gaçe. Ata theksojnë se do të performojnë me të çdo të premte në një lokal nate.




‘’Kaubojsat dhe zonja’’, shkruhet në postim.

Rikujtojmë se Aurela Gaçe, Stefi Prifti dhe një partner i tretë zotëronin një lokal nate në Tiranë. Aurela për të qënë më pranë vajzës së saj mori vendimin për të performuar rregullisht në Tiranë. 2 vite më parë ndodhi një keqkuptim mes tyre.

Në intervistën në “Ftesë në pesë”, Stefi iu referua konfliktit si “një gjë e vogël, një telefonatë, një viva voce,” që lë të kuptohet se dikush tha diçka që tjetri s’duhet ta dëgjonte.

“Asnjëherë nuk jemi ndarë, që kur jemi njohur e deri tani kemi qenë miq dhe kolegë të jashtëzakonshëm. Kishim një biznes të përbashkët me Aurelën dhe një shokun tonë nga Tirana. Pastaj për disa arsye… ishte një gjë e vogël, një keqkuptim, një telefonatë, një viva voce që Aurela me atë kolegun tjetër… Ishte një incident, le ta themi kështu, i cili e plasariti xhamin dhe ajo kur plasaritet nuk ngjitet. Unë kam qenë i fundit që kam biseduar me Aurelën atë kohë, i thashë harroje. Më tha ‘nuk mundem tani’ dhe ajo vazhdoi më vete, ne vazhduam koncertet,” tha Stefi.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.