AKTUALITET

“Ndizet” protesta tek Drejtoria e Policisë/ Banorët e Astirit: Lironi djemtë tanë (Video)

11:05 - 10.10.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Banorë të Unazës së Re janë mbledhur para drejtorisë së Policisë në Tiranë. Ata kërkojnë lirimin e personave të arrestuar mëngjesin e sotëm. Në mbështetje të banorëve, ndodhen ish deputetët e opozitës, Klevis Balliu e Endrit Braimllari. Nën thirrjet “Lironi djemtë” “ Të gjithë për një qëllim” etj ata i kanë depërtuar brenda oborrit të godinës.




PD publikoi sot video të shoqërimit të banorëve të Unazës. Ndërhyrja e policisë vjen pas hyrjes ne fuqi të Kodit të ri penal që ka ashpërsuar nenin per bllokimin e rrugës, i cili parashikon deri në 3 vitesh burg për cdo person që bllokon rrugën fizikisht.

Sipas ndryshimeve, vënia e pengesave ose ndalimi i qarkullimit te mjeteve te transportit automobilistik, hekurudhor, dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre vjet. Ashpërsimi i këtij neni mendohet t’i japë zgjidhje edhe situatës në unazën e re ku prej muajsh banorët bllokojnë çdo pasdite rrugën në shenjë proteste kundër projektit të atij aksi.

Untitled-4 Untitled-3 astireri
<
>


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.