BLUETOOTH

U rrëzua gjatë kërcimit, reagon për herë të parë Alba Hoxha

12:30 - 10.10.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ajo është një balerinë profesioniste e trupës së baletit të Albi Nakos dhe gjithmonë e kemi parë në super formë në performancat e saj. Balerina Alba Hoxha ka shpërndarë në ‘Instagram’ një video nga një moment i sikletshëm gjatë një prej performancave të saj me Valer Kolnikën në spektaklin “Dance With me”.




Atë e shohim teksa rrëzohet në momentin që përpiqet të ngjitet në supet e Valerit gjatë kërcimit, por balerina nuk e jep veten madje e riprovon sërish këtë herë me sukses. Ajo e ka shpërndarë në ‘Instagramin’ e saj këtë video duke shkruar: “Po gjëra që ndodhin janë… Në jetë shpesh ndeshemi me pengesa e rrëzime dhe nuk është dështim nëse rrëzohesh, por është sukses nëse arrin të ringrihesh”. Miq e fansa të Albës e kanë vlerësuar mesazhin që ajo ka dhënë përmes videos, ndërsa kanë riktheksuar edhe një herë rëndësinë që ka të ringrihesh pas çdo dështimi.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.