AKTUALITET

Vrasja në Kavajë/ Bëhet i gjallë nga burgu burri i Marsidës, kërkon foto të shtëpisë në Facebook

13:39 - 10.10.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kur kanë kaluar disa orë nga krimi i rëndë në Kavajë, vjen dhe reagimi i parë nga bashkëshorti i Marsidës. Bëhet me dije se prej kohësh ai gjendet në Gjermani, ku po vuan dënimin në burg. Tvklan shkruan se për ngjarjen e rëndë, është interesuar nga Gjermania vetë bashkëshorti i Marsida Qatja. Nga burgu, ai ka kërkuar të mësojë se çfarë ka ndodhur me gruan dhe tre fëmijët e tij në banesën ku ndodhi krimi.




Përmes një të afërmi të tij në Kavajë, i cili kishte shkuar në banesën e Marsida Qatja, kishte kërkuar t’i dërgonte fotografi në rrjetet sociale për të parë situatën e krijuar. Ndërkaq në media kanë dal tashmë pamje e asaj çfarë ka mbetur pas krimit të rëndë. Në momentin e vrasjes në shtëpinë e 30-vjeçare kanë qenë tre fëmijët e saj të mitur, Bledar Toci si dhe dy miqtë e saj. Bëhet me dije se Dritan Haxholli ka tentuar të hyjë nga dhoma e fëmijëve.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.