SHËNDET

Konsumoni sa më shumë kërpudha, ja çfarë sëmundje shëron

14:47 - 11.10.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një studim japonez i “Tohuku University” ka zbuluar disa të dhëna mjaft interesantë për shëndetin tonë. Ai tregon se kryesisht personat 50-vjeçarë që hanin shumë mish e bulmet dhe pak fruta dhe perime ishin më shumë të rrezikuar për t’u prekur nga kanceri i prostatës.




Konsumimi i kërpudhave një ose dy herë në javë redukton me 8% rrezikun e sëmundjes, ndërkohë që një konsum më i shpeshtë bën që kjo shifër të rritet deri në 17%.

Për studimin u monitoruan 36.499 burra midis moshës 40 dhe 79 vjeç, të ndarë në dy grupe.

E para kishte burra që jetonin në prefekturën Miyagi të cilët u monitoruan që nga viti 1990 dhe i dyti me banues në Akisaki që u monitoruan nga 1994 .

Secilit prej burrave iu kërkua të plotësonte një pyetësor që të jepnin informacion në lidhje me zgjedhjet e tyre të jetesës, përfshirë dietën, aktivitetin fizik, pirjen e duhanit si dhe historinë e tyre mjekësore dhe familjare.

Kanceri në prostatë është një nga më karakteristikat për gjininë mashkullore, me statistikat që thonë se çdo vit regjistrohen më shumë se 1 milion të sëmurë të ri në botë.

Kjo sëmundje vret çdo 17 minuta një burrë amerikan duke shkaktuar 31.620 raste vdekjesh brenda një viti.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.