EKONOMI

Rekord u shënua në shtator 2014 me nivelin 25%

15:22 - 11.10.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kreditë që nuk kthehen në afat nga bankat, në raport me to-talin e kredisë që kanë dhënë bankat kanë shënu-ar rënie të ndjeshme në muajin gusht. Sipas të dhënave të Bankës së Sh-qipërisë, ky tregues ishte 11%, nga 11.19% muajin e mëparshëm dhe 11.46% që ishte niveli më i lartë i këtij viti, i arritur në mua-jin prill. Huat me prob-leme (NPL) kanë zbritur në nivelin më të ulët që nga tremujori i katërt i vitit 2009, kur ky tregues ishte 10.3%. Më pas, NPL-të fillu-an një rritje të shpejtë për të arritur një nivel rekord, që nga fillimi i viteve 2000, prej gati 25% në shtator 2014.




Treguesi filloi sërish uljen, sidomos pas fundit të 2016-s, duke reflektuar dhe planin e Bankës së Shqipërisë për të ulur kreditë me probleme, që përfshiu ristrukturimin e një sërë huave si dhe fshir-jen nga bilanci të kredive që kishin më shumë se 3 vjet që nuk ktheheshin. Shlyerjet dhe fshirjet kanë ndikuar me rënien në 45% të peshës së kredive të humbura në to-talin e kredive me probleme, raportoi Banka e Shqipërisë në raportin e stabilitetit fi-nanciar për 5-mujorin e parë 2019. Së fundmi, Banka e Sh-qipërisë ka rishikuar rreg-ulloren për fshirjen e kre-dive me probleme, ku tashmë ky proces do të realizo-het kur kredia nuk kthehet për më shumë se dy vite, jo tre vite siç ishte më parë. BSH vlerëson që procesi i fshirjeve mbetet i nevojshëm për të ulur më tej nivelin e kredive me probleme dhe për të çliru-ar burimet për kreditim. Për këtë qëllim, BSH mira-toi së fundmi kërkesën për fshirjen e kredive të hum-bura të klasifikuara si të tilla për më shumë se 2 vjet. Në tërësi, pavarësisht, pr-irjes pozitive të rënies së kredive me probleme, BSH vlerëson se bankat duhet të ruajnë fokusin në proces-in e fshirjes së tyre.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.