Kosova

Vuçiç pas takimit me Grenell: S’ka ndarje të Kosovës, ata nuk do të na japin asgjë

14:47 - 11.10.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic, ka filluar që pak nga pak të ndajë në publik detaje nga takimi që ka pasur me emisarin e peridentit të SHBA’së për dialogun, Richard Grenell. I pyetur nga gazetarët nëse Grenell ishte i mendimit që të shfuqizohet taksa dhe që Serbia të jepte diçka në këmbim të një vendimi të tillë, Vuçiç ka thënë se askush nuk ka ofruar asgjë dhe që Serbia nuk do të marrë asgjë.




“Askush nuk ka ofruar as ndarje, askush nuk po na ofron asgjë. Ata nuk do të na japin asgjë”, ka thënë Vuçiç, shkruan B92. Më tej ai ka thënë se të gjitha shtetet që e kanë njohur Republikën e Kosovës, dëshirojnë që ta shohin “Serbinë pa Kosovën”.

“Ne kemi diçka në imagjinatë dhe kemi nevojë të marrim diçka, por askush nuk do të na ofrojë asgjë, mbajeni në mend këtë”, ka shtuar tutje kreu i Serbisë. Ndërkohë ka thënë se për të folur në mënyrë të plotë rreth takimit me Richard Grenell, do të dalë pasi të ketë menduar mirë rreth atyre që janë diskutuar dhe kur të reflektojë nga një takim i tillë. “Vetëm atëherë do të dalë në publik’, ka thënë Vucic.

Për bisedën me Grenell Vuçiç ka thënë se ka qenë një bisedë serioze dhe e hapur. “Biseda ishte serioze, e hapur dhe e përgjegjshme dhe kjo është gjithçka që mund të them”Ndërkohë për prapaskenat e takimit me Grenell kishte folur këshilltarja e Vucic, Suzana Vasiljevic.

Këshilltarja për media e presidentit të Serbisë, Suzana Vasiljevic, ka dhënë detaje rreth takimit që Aleksander Vucic ka pasur me emisarin e Trumpit për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell.Ajo ka thënë se një takim i tillë ka qenë jashtëzakonisht sfidues, megjithatë ka thënë se nuk mund të lëshohet në detaje, rreth asaj që është biseduar.

Vasiljevic ka thënë se në dhjetë minutat e parë në takim kanë qenë kokë më kokë, vetëm Vuçiç dhe Grenell, dhe më pas në takim është bashkuar edhe drejtori i të ashtuquajturës “zyra për Kosovën”, Marko Gjuriq.Vasiljevic ka thënë se ajo që ka qenë e pazakontë nga takimi me emisarin e Trumpit, është që Vuçiq ka mbajtur shënime edhe për vetën e tij, gjë që sipas saj nuk kishte ndodhur asnjëherë më parë.“Çfarë ishte e pazakontë, ishte që presidenti po mbante shënime edhe për vetën e tij për herë të parë. Bisedimet duket se ishin jashtëzakonisht të vështira”, ka thënë ajo.Përveç tjerash Vasiljevic ka thënë se pas takimit me Grenell ka qenë në një disponim jashtëzkaonisht të keq, sa që nuk ka folur me asnjë prej stafit për disa minuta.

Këshilltarja e Vuçiç ka thënë se edhe më parë  ka ndodhur që takimet rreth cështjes së Kosovës të jenë të vështira, megjithatë thotë se asnjëherë në atë nivel të vështirësisë sa që presidenti të mos flasë me asnjë prej bashkëpunëtorëve të tij.Tutje, Vasiljevic ka thënë se Vuçiçit i janë dashur disa minuta që të mendoj e ta marrë veten, dhe të zbërthejë gjithë atë që e ka dëgjuar nga Grenell.

Më pas nga zyra e Vucicit, pas takimit me Grenell është lëshuar një komunikatë në të cilën thuhej se Vucic i ka thënë emisarit të Trumpit se një kompromis që do të jetë në interes të stabilitetit dhe të ardhmes së rajonit, mund të arrihet duke respektuar interesat legjitime të Serbisë. Në këtë njoftim është cituar Grenell i cili ka thënë se dy palët” duhet të bashkëpunojnë shpejtë dhe ngushtë, duke shikuar drejt të ardhmes”./GazetaExpress/


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.