Kryesore

Një flamur shqiptar “çmend” ultrasit serbë nga Novi Sadi, ndërpritet ndeshja miqësore me Brescian në Itali (FOTO)

20:02 - 12.10.19 G.SH.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Duhet të ishte një miqësore mes dy ekipeve të vogla në një kohë kur “futbolli i madh” luhet në rang kombëtaresh për kualifikimin në EURO 2020. Por, një ndeshje që nisi me solidaritet mes lojtarëve (të gjithë në fushë me bluzë ku shkruhej: Forca Sinisha), përfundoi me hyrje në fushë të tifozëve të cilët ndërprenë ndeshjen.




Skuadra e Brescias u përball sot pasdite me Vojvodinën, ekip i qytetit të Novi Sadit në Serbi (ironia e rastit: djepi ku u lind ‘Shengeni Ballkanik’).

Në nisje të pjesës së dytë, kur rezultati ishte 2 me 1 për italianët, ultrasit serbë kërcyen në fushë dhe pakkush e mori vesh pse. Më pas situata u sqarua: Një flamur shqiptar i valëvitur mes tifozëve u perceptua si “provokacija” nga serbët të cilët të nervozuar ndërprenë ndeshjen. Mes tensionit dhe kaosit, u desh ndërhyrja e ‘stjuardëve’ për të shmangur përplasjen fizike. Por për arbitrin ishte boll, u luajt vetëm 52 minuta.

“Gazeta Shqiptare” sjell foto nga ndeshja e luajtur në Orzinuovi, një qytet i vogël pranë Brescias në Itali.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.