BOTA

“Më pëlqen të paguhem për të vrarë”, rrëfehet vrasësja e karteleve

19:13 - 12.10.19 G.SH.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një vrasëse me pagesë që punon për kartelet e drogës, dhe që i ka dhënë vetes emrin “Djalli”, ka treguar se si i pëlqen të vrasë njerëz, përfshi gra shtatzëna.




Kolumbiania tregoi koston mizore të tregtisë së drogës në vend, si dhe tha se ka vrarë kushëririn e vet, pasi e kishin futur në botën e kartelit që 15 vjeçe.

Ajo kishte folur me anëtarë të stafit të Channel 5 në  Britani, dhe i kishte thënë se vetëm tetë ditë më parë i ishte dashur t’i priste gjymtyrët një burri dhe ta hidhte në lumë ngaqë ai kishte refuzuar të vriste dikë tjetër.

Duke mbuluar fytyrën me një shami, ajo tha se bota e krimit e kishte tërhequr për shkak të jetës “vrit ose do të vritesh” që ofronte, dhe  se i pëlqente të paguhej për të vrarë.

“Më pëlqen çmenduria. Jo kur isha e vogël, por qëkur mbusha 15 vjeç, më pëlqente t’i shihja gjërat rrotull meje të shkatërroheshin”, thotë ajo.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.