BLUETOOTH

Superndryshim! Fifi, si humbi nga pesha për tre muaj 12 kile

18:00 - 12.10.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Padyshim që muajt e fundit po shihnim një ndryshim tek këngëtarja e njohur shqiptare në pamjen e saj. I referohemi Fifit, e cila ka rënë shumë nga pesha e duke u shfaqur më në formë se kurrë. Këngëtarja ishte e ftuar pasditen e djeshme në “Ftesë në 5”, ku foli për eksperiencën e saj të humbjes në peshë. Fifi tregoi se nisi të shtonte në peshë për shkak të jetës së natës dhe mosrespektimit të orareve.




“Ka qenë një periudhë shumë stresuese për mua, shumë e lodhshme, kam qenë shumë e ngarkuar psikologjikisht dhe kur kam shkuar në shtëpi pas 4 muajve, mami nisi të qante. Mendova se e kishte marrë malli për mua e i thashë të mos mërzitej, por muaj më vonë, kur nisa të bija nga pesha, më tregoi se arsyeja pse kishte qarë ishte se kisha shtuar peshë e më tha që isha bërë si pogaçe”, tregoi Fifi. Këngëtarja tregoi se atë kohë ka qenë 95 kilogramë ndërsa tani ka humbur 10-12 kile.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.