BOTA

Anglia sy e vesh tek parlamenti/ Mbretëresha fjalim për Brexit

13:38 - 14.10.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Gjithë Anglia ka ndjekur ditën e sotme fjalimin e Mbretëreshës në parlamentin britanik. Për herë të 65, ajo ka shkuar të mbajë një fjalim përpara parlamentit dhe gjyqësorit. Duke folur për Brexit Mbretëresha Elisabethe II tha se qeveria do të vijojë të luajë rol drejtues në çështjet globale.




“Ndërkohë që Britania e Madhe do të ikë nga Bashkimi Evropian, qeveria ime siguron se do të vazhdojë të luajë një rol drejtues në cështjet globale, duke mbrojtur interesat e veta dhe duke promovuar vlerat e saj. Qeveria ime do të jetë në krye të përpjekjeve për të zgjidhur cështjet më kompelse të sigurisë ndërkombëtare.

Do të jemi pararojë në tregtinë e lire globale dhe do të ecim krah për krah me partnerët ndërkombëtare për të zgjidhur ndryshimet më të rëndësishme botërore. Do të jenë prioritet ndryshimet klimaterike dhe që të gjitha vajzat të kenë akses në edukimin 12 vjecar”.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.