OPINION

Ata që  mohojnë vendin e tyre, e meritojnë të diskriminohen

09:50 - 14.10.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Nga Anisa Bega




Si mund të quhet  dikush që  e ka kompleks të thotë origjinën e tij?! Kjo është një temë e diskutuar gjatë, sepse emigrimi ka pasë ekzistuar dhe do jetë gjithmonë I pranishëm në jetën e njerëzve kudo në botë. Mendova të ndaj me ju disa raste  që kam parë si në Shqipëri, ashtu edhe jashtë saj. Prej 30-vitesh ne vazhdojmë të jemi në kërkim të një identiteti që në fakt po e kërkojmë kot, pasi secili shqiptar e ka atdheun e tij, Shqipërinë me të mirat dhe të këqijat e veta. Situatat e ndryshme, kanë bërë që popullsia jonë të largohet dhe të  nisë një jetë të re diku tjetër, ashtu si kanë bërë shumë popuj në periudha të ndryshme.Problemi ynë më i madh është pranimi i identitetit tonë, origjinës pra vendin nga jemi. Disa mendojnë se nëse nuk e tregojnë se nga janë, do e kenë më të lehtë të integrohen në vendin ku kanë nisur jetën e re, por nuk e kuptojnë se në fund gënjejnë veten dhe ngjallin një përcmim edhe më të madh te vendalinjtë.

Edhe kur vijnë në Shqipëri, sërish ofendojnë njerëzit që jetojnë aty. Besoj po ju kujtohet ndonjë kushëri, që s’ka pasur bukë të hajë dhe bën sikur ka prekur qiellin me dorë, duke ju mburrur për jëtën me kushte më të mira që kanë në vendin ku jetojnë. A ka injorancë më të madhe, të harrosh se kush je, nga ke ardhur dhe të shesësh pordh te familja jote?!

Këtu ku jetoj tashmë në Athinë,  Greqi ka njerëz të ndryshëm, disa e kanë problem se nga jam unë, ndërsa të tjerëve as jua ndjen hic. Në asnjë moment nuk e kam fshehur se jam shqiptare, pasi ata që duan të kenë kontakt me mua, do më pranojnë për atë që jam. Nuk do ndryshojmë bindjet e njerëzve ne, secili të veprojë dhe mendojë si të dojë. Po ju them një rast. Isha në një zyrë dhe aty ishte njëra  me djalin e saj të vogël  që I fliste vetëm greqisht. E kuptova që ishte shqiptare nga pasaporta që tregoi dhe kur I fola shqip bënte sikur nuk kuptonte. Më falni, cfarë donte të tregonte ajo, që ishte “cool” që s’më tha asnjë fjalë në shqip( jam e sigurt që dinte) dhe të dukej si greke ishte krenari e madhe? Të jetë e sigurt që edhe nga grekët edhe nga shqiptarët dukej e neveritshme!Mendoni se c’mund të presim nga ata që mohojnë familjen e tyre, me kaq shumë  komplekse inferioriteti. Mos I shani të huajt pastaj kur ju diskriminojnë, kur ende ju nuk arrini të pranoni veten tuaj!


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.