Kryesore

Çudia/ Demokratët në Kuvend heqin nga kryesimi i grupit Rudina Hajdarin, ja kush e zëvendëson

16:58 - 14.10.19 G.SH.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Rudina Hajdari nuk do të jetë më kryetare Grupit Parlamentar Demokrat në parlament.




Është deputeti Korab Lita, i cili bëri me dije në një njoftim në profilin e tij në ‘’Facebook’’ se ka pranuar me kënaqësi propozimin deputetëve të PD-së që ai të drejtojë ata në seancat plenare.

Zgjedhja e re ne Grupit Parlamentar Demokrat do të konfirmohet zyrtarisht në parlament javën e ardhshme.

Mesazhi i Korab Litës:
Te nderuar miq ,

Grupi Parlamentar Demokrat ne mbledhjen e tij te fundit, ne funksion te organizimit te brendshem beri ndryshim ne drejtimin e grupit.
Personalisht, dua t’ju dergoj nje falenderim kolegeve te mi te Grupit Parlamentar per vleresimin dhe besimin qe me dhane per te drejtuar Grupin Parlamentar Demokrat.

Detyra qe me eshte besuar si Kryetar i Grupit Parlamentar Demokrat une e shoh si nje pergjegjesi e aspak privilegj sidomos ne kete situate politike e institucionale ku ndodhet vendi yne.
Nepermjet jush dua te siguroj koleget, dhe te gjithe qytetaret Shqiptare, qe te gjithe bashke do jemi ne lartesine e duhur per te justifikuar besimin e dhene.
KL.

KORABI.PNG


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.