KULTURË

“DHOMA E HAPAVE TË HUMBUR”

18:00 - 14.10.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

(Teatri i jetës luhet përpara, por edhe pas kuintave: një
përshtypje rreth ekspozitës së piktorit Gazmend Leka)




Nga ADA LAHA – Ky është njeriu dhe kjo është brendësia e pandashme e njerëzimit. Ndër faqet e jetës së përditshme, shkruhen në brendësi e fshehtësi fjalët e dhimbjes, frazat e vuajtjes së shpirtrave e trupave. Qoftë me heshtjen e varrit apo me ulërimën e shurdhër, vuajtja është ndër udhëtarët e pandashëm në rrugën e jetës. Tek çdokush e në çdo periudhë, për motive të ndryshme, dhimbja të prek, të shoqëron, diku të mbyt, por edhe të pjek, shumë të tjerë i djeg dhe e mbush horizontin me energjinë e saj të thithur nga esenca e gjithësecilit për tja shpërndarë e rishpërndarë gjithë njerëzimit. Element që ka modeluar popuj të tëre dhe që dashur padashur influencon jetën dhe drejtimet historike te zgjedhur nga popuj që kanë jetuar dhimbje të perbashkëta.

Tre moshat e jetës, si një trekëndësh magjik, janë prezent në torturën e shpirtit dhe trupit të orkestruar nga piktori. E dhënë nga njeri, e hequr nga tjetri nën syrin e të tretit, fëmijës. E pandashme nga cikli i jetës, tortura rrit shpirtin, e mplak dhe e tret atë. Ashtu sikurse qelizat konsumohen nga jeta, ashtu edhe shpirti lind, formohet e konsumohet nga dhimbja, tortura, qoftë edhe nga pikëzat e lumturisë që mbijnë në zemër te dhimbjes vetë.
Si elemet organik i shpirtit, tortura ka intensitet, jepet e merret, qarkullon tek të gjithë. Kujt i mungon, e krijon atë. Askush nuk mbijeton dot pa të. Sepse te gjithë kerkojmë dhe vrapojmë pas të vërtetës sado e gabuar apo illizon qoftë ajo. Në thelb, aty fle deshira dhe kushti për pushtet dhe fuqi. Pikërisht këtu qëndron edhe sekreti i lindjes se kësaj pikture si kusht i ekzistencës se piktorit vetë.

Piktori e di çdo të thotë, e ka jetuar, e ka krijuar dhe vjen me një lloj kurajo gati të pavetëdijshme për të na provokuar me ngjyrën. Të ndjellësh në telajo, atë së cilës të gjithë i druhen, përfshirë edhe atë vetë, është gati çmenduri, por e domosdoshme!


Gjaksore në imazh të një brendësie trupi, në zemër të një zjarri që përpin, flaka e torturës punon qetë e qetë në misionin e saj. Kompozimet janë të palëvizshme edhe pse në pozicione tejet elokuente. Gati në një qetësi qiellore, mekanizmi torturës shpaloset pa asnjë fërfellim të jashtëme. Spektali është gati i bukur me dritën që përhap, me joshjen e spektrit të kuq dhe qetësinë e shurdher. Një nur vdekje, që ngjall ankth e tmerr. Rezonanca me thelbin e vuajtjes së torturës, në brendësi të të gjithë qenieve, është e frikshme nga hipnotizimi dhe ngarkesa që mbart.

Në çdo tablo, fëmijëria e dhimbjes qëndron ashtu si në jetë, një dëshmitare intuitive e dhimbjes që do vijë. Pjekuria drejton, manovrën, por është gjithashtu dëshmitare e saj për të ruajtur ekuilibrin. I torturuari është tortura vetë. I shprehur me të njejtin intensitet dhe ngjyrë me torturën, ai është njëherësh edhe brenda edhe jashtë. Edhe prezent edhe në mungesë. Është pikërisht thelbi, dhe cikli i tërë është thelb i një jete.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.