AKTUALITET

“Dritanit i ngeci arma, ndryshe do vdisnim të gjithë”, Marsida Qatja rrëfen vrasjen në Kavajë: Bledari ishte veshur polic

23:53 - 14.10.19 G.SH.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Për ngjarjen e ndodhur më 10 tetor, Marsida tregon se ndodhej në banesë me djalin e saj dhe dy persona të tjerë, Tocin dhe Xhulio Biturkun. “Unë isha me djalin e vogël këtu e ulur. Xhuliu ishte këtu, ndërsa Bledari ishte ulur në karrige. Bie xhami i kuzhinës dhe tha hapeni derën. I thashë mos bërtit. Futet shikon Xhulion dhe i thotë me ty kam punë mbrapa. Kthehet dhe qëllon Bledarin. Ishte me uniformë që ta bënte gjënë më serioze. Mesa pashë unë, Bledari mori dy plumba.




Dritanit i ngeci arma. Nëse s’do i ecte arma do kishim vdekur të gjithë. Desha ta nxerr jashtë por Bledari u ngrit dhe e qëlloi. Doja që të ikte se s’do njoftonim as policinë dhe asgjë. Unë po e shtyja që të dilte. Bledari iku në spital. Këtu ishte edhe fëmija im 2-vjeçare. Dy të mëdhenjtë nuk ishin sepse u kishte ardhur halla dhe ishin tek ajo,”-tha Marsida.

Fillmisht Dritani është shfaqur në dritaren e banesës dhe pas komunikimit me Marsidën ka hyrë nga dera kryesore ku ka qëlluar Tocin.

Në video, Marsida rrëfen pjesën tjetër të ngjarjes.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.