AKTUALITET

Gjykatat në gjithë Shqipërinë, 18.7% e vendeve janë vakante

14:43 - 14.10.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Jo vetëm institucionet qendrore të drejtësisë, por edhe ato vendore duket se po “vuajnë” pasojat që ka lënë vetingu. Sipas të njëjtit studim të KShH të bazuar në të dhënat zyrtare të Këshillit të Lartë Gjyqësor, rezulton se në gjykatat e Shkallës së Parë dhe Apelit, gjykatat Administrative në Shkallë të Parë dhe Apel në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë janë krijuar plotë 73 vende vakante. Me organikën e miratuar me dekret të Presidentit, sot në sistemin gjyqësor duhet të ishin 389 gjyqtarë, ndërkohë që efektivisht ose në situatën faktike rezultojnë vetëm 316 gjyqtarë, ndërkohë që 18.7% e vendeve rezultojnë me vakanca. Nga 73 vende vakante, rezulton se 34 prej tyre rezultojnë për shkak të efekteve që ka krijuar procesi i rivlerësimit kalimtar ose siç njihet ndryshe procesi i vetingut.




Me numër vendesh vakante në nivel të konsiderueshëm që mund të krijojë vonesa në proceset gjyqësore dhe rrjedhimisht edhe në aksesin në drejtësi të qytetarëve, po përballen Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, e cila ka 66 gjyqtarë nga 76 që duhet të kishte efektivisht, Gjykata e Apelit Durrës që ka 7 gjyqtarë nga 13 që duhet të kishte, Gjykata e Apelit Tiranë që ka 23 gjyqtarë nga 31 që duhet të kishte. Gjithashtu, këto vakanca kanë krijuar një ngarkesë të lartë për trupën gjyqësore aktuale. Si rezultat edhe i këtyre vakancave, Këshilli i Lartë Gjyqësor rezulton të ketë marrë një sërë vendimesh për caktimin e gjyqtarëve për gjykimin e çështjeve gjyqësore të veçanta në gjykata të tjera, të ndryshme nga ajo ku do të ushtrojnë funksionet në mënyrë të përhershme.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.