SPORT

Shqipëria “bombardon” Moldavinë në 45 minuta, shënojnë Cikalleshi, Bare dhe Trashi

21:38 - 14.10.19 G.SH.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Shqipëria po shkërmoq Moldavinë në Kishinau, teksa Lorenc Trashi ka trefishuar shifrat me një diagonale të rreptë, duke mposhtur Koshelev në shtyllën e dytë.




Kuqezinjtë kanë materializuar dominimin e tyre ndaj vendasve, duke u shpërblyer me një gol të rëndësishëm edhe për objektivin e radhës, vendin e tretë në grupin H. Vetëm pas 12 minutash, Shqipëria shënoi golin e radhës ndaj Moldavisë, falë Bare në minutën e 34′.

Super-asist i Gjasulës nga mesfusha dhe gafa amatoreske e portierit shndërrohet në dhuratë për Keidi Bare me portën bosh, duke dërguar topin në rrjetë, 0-2 për Shqipërinë. Ndërsa e papritura ka ardhur nga Trashi në minutën e 40′, duke e çuar rezultatin në 0-3 në këtë pjesë të parë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.