Show-Bizz

Si rrallëherë, Manastirliu flet për marrëdhënien me vajzat e saj: Një ditë dëshira e së voglës më habiti

20:23 - 14.10.19 G.SH.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka folur për herë të parë për marrëdhënien që ka me dy vajzat e saj.




E ftuar pasditen e sotme në e “Ftesë në 5”, Manastirliu pranoi se vet pozicioni dhe përkushtimi ndaj punës bëjnë që të mos e shkëpusë celularin nga dora edhe gjatë kohës që është në shtëpi, e kjo duket se nuk pritet shumë mirë nga vajzat.

Krahas kësaj, ministrja ndau një detaj personal, duke treguar se dëshira e vajzës së vogël drejtuar Babagjyshit të Vitit të Ri, ishte që celulari i saj të mos funksiononte më.

“Po prisja të më thoshte ndonjë kukull, ndonjë libër, këto gjërat që fëmijët zakonisht kërkojnë”, u shpreh Manastirliu.

Ajo gjithashtu i bëri apel të gjitha grave të kontrollohen për të parandaluar kancerin e gjirit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.