BLUETOOTH

Barbana Dini sjell këngën me Ergin, këngëtarja bën dedikimin prekës: Bashkë me engjëllin tim

12:30 - 15.10.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pak vite më parë, bota e artit u trondit nga lajmi i ndarjes nga jeta të një prej të rinjve më premtues, Ergi Dinit. Ai ishte një prej vokaleve më të mira dhe më të spikatur mes artistëve të rinj dhe çdo projekt i tij muzikor është pritur shumë mirë nga publiku. Humbja e tij në nëntorin e vitit 2016, shkaktoi një dhimbje të madhe për familjen e tij dhe njerëzit e dashur dhe sidomos për motrën e tij, Barbana.




Artistja vendosi të merrte një pauzë nga muzika deri disa kohë më parë, ku u rishfaq sërish më projekte të reja. Së fundmi ajo ka lajmëruar publikimin e një këngë të re, e krijuar nga vëllai i saj, por e lënë në gjysmë. “Nesër, me 15 tetor, në ditëlindjen e Ergit vjen bashkëpunimi më i rëndësishëm i jetës time personale dhe artistike! Një këngë e krijuar nga Ergi ku bashkohemi të dy për herë të parë dhe të fundit, në një dimension tjetër! Nesër, së bashku me engjëllin tim, gjysmën e shpirtit Ergi Dini vjen ‘Ku je'”, shkruan ajo shoqëruar me një pjesë nga klipi. Kanë kaluar plot 3 vite nga humbja e artistit e duket se dhimbja për Barbanën nuk është lehtësuar.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.