- Asnjë koment
Majko – Nano, fryhen akujt në festën e Vlorës
- Flet shefi i SHIR-it
Sofokli Duka: Ja pse më shkarkuan. Njerëzit e qeveritarëve ishin gati të paguanin
“200 mijë USD për postin tim”
Shkrim nga Artan Hoxha
Doktori i Shkencave Sofokli Duka, i sapoliruar nga detyra e Drejtorit të Sherbimit Informativ në Ministrinë e Rendit me një motivacion të dyshimtë nga ministri Poçi ka pranuar dje të prononcohet për “GAZETA SHQIPTARE”. Duka është ndër të paktët kuadër të dikasterit blu që mban mbi shpinë një doktorature të tillë dhe gëzon një reputacion të madh mes ushtarakëve të ministrisë së Rendit.
- Tani te Publimedia
Ndrenika braktis Teatrin Kombëtar
Aktori i madh që ka një jetë të tërë në skenën e institucionit shtetëror largohet
Ai që nga dita e sotme ka filluar marrëdhëniet kontraktuale me Teatrin Privat Publimedia. Agim Xhafka dhe Dritan Kaba duket se nuk kanë sosur në grumbullimin e vlerave primare të skenës shqiptare.
- Në rrethin e Shkodrës, Reç quhet fshati i harruar prej 5 vjetësh pa mjek, pa shkollë dhe pa drita
Moçali ku rrojnë të mjerë 508 familje shqiptare
- Në Berat e Fier
Festë për 91- vjetorin e Enverit
Berati feston përvjetorin e Enver Hoxhës. Të njëjtën gjë e kanë bërë edhe komunistët e Fierit. Komunistët beratas kanë kremtuar dje 90-vjetorin e lindjes së ish–kreut të Shqipërisë për 50 vjet. Gjithashtu ata janë mbledhur edhe për 55-vjetorin e krijimit në Berat të qeverisë së parë Demokratike, më 22 Tetor 1944. Në takimin e organizuar për këtë qëllim nga Komiteti Qarkor i Partisë Komuniste…