SHËNDET

“I dashur stres, më mirë ndahemi”, 10 këshilla si të luftoni stresin

12:30 - 16.10.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Truri dhe Trupi ushqejnë vazhdimisht njëri-tjetrin, prandaj nëse jetoni në stres, kjo mund të ndikojë në mirëqenien tuaj të përgjithshme. Stresi afatgjatë mund të sjellë ndryshime domethënëse në trupin tuaj. Heqja plotësisht dorë nga stresi është një mision i pamundur, por në këtë botë me ritëm të shpejtë, është shumë e rëndësishme të zhvilloni aftësi të shumta që do t’ju ndihmojnë të mënjanoni problemet me shëndetin. Nëse nivelet tuaja të stresit kanë dale jashtë kontrollit, bëhuni të guximshëm dhe shkoni nëpër qendra për menaxhimin e stresit. Jeta është tepër e shkurtër dhe shumë e çmuar për ta kaluar në stress dhe në ankth. Mirëqënia juaj nuk ka çmim. Ju meritoni të ndjeheni të qetë dhe në paqe me veten çdo ditë. Sot ju sjellim 10 këshilla që duhet t’i zbatoni çdo ditë për t’u çliruar nga stresi dhe për të sjellë ekuilibrin e trupit mendjes dhe shpirtit. Tani është koha e duhur.




1. Merrni frymë thellë
Frymëmarrja është diçka që e bëjmë të gjithë dhe I kushtojnë tepër rrallë vëmendje. Fokusohuni tek frymëmarrja pasi është një nga mënyrat më të fuqishme për të qetësuar trupin, mendjen dhe shpirtin. Kur fokusohemi tek frymëmarrja, mund të mësojmë si të kontrollojnë nivelet e stresit, të vetëqetësohemi dhe të fitojmë kthjelltësinë e mendjes. Nëse gjatë kohës kur jeni të stresuar nuk arrini të kujtoni ndonjë informacion që ju nevojitet, atëherë merrni frymë thellë 3 herë. Kjo mënyrë e thjeshtë dhe magjike do t’ju reduktojnë ankthin dhe sulmet e panikut që shoqërohen me stresin.

2. Mos e nënvlerësoni rëndësinë e gjumit të natës
Stresi kronik mund të ndikojnë shumë tek gjumi i natës dhe gjumi ndikon pothuajse tek i gjithë shëndeti ynë, prandaj pagjumësia mund të rrisë në mënyrë dramatike nivelet e stresit. Kujdesuni që ambienti juaj i gjumit të mbizotërohet nga një atmosferë relaksuese që ndihmon në gjumin e mirë dhe cilësor. Mundohuni që në dhomën e gjumit mos të mbani televizor, kompjuter ose pajisje elektronike, krijoni një ambient relaksues. Evitoni kafeinën, alkoolin dhe mbingopien në darkë. Pini çaj kamomili dhe vendosni muzikë relaksuese në sfond dhe zbrazeni mendjen nga çdo gjë.

3. Konsumoni ushqime të shëndetshme
Kur vuani nga stresi I madh, shumë prej jush pinë kafe, alkool dhe hanë ushqime të pashëndetshme po themi patate të skuqura. Duhet të dini që sidomos në këtë kohë kur niveli I stresit është i lartë, duhet të hani ushqime që ju qetësojnë. Mënyra më e mirë për të rritur nivelet tuaja të energjisë është që të konsumoni ushqim të shëndetshëm. Ushqimi i shëndetshëm përmirëson organizmin kur vuani nga stresi. Kushtojini vëmendje dietës. Ushqimi mund t’u ndryshojë jetën në shumë mënyra, më shumë nga çka e kishit imagjinuar.

4. Aroma dhe kujtesa
Pjesa e trurit që përgjigjet për aromat është shumë pranë zones së emocioneve dhe të kujtesës. Kur ju i merrni erë një arome që ju pëlqen, si psh një parfum nga lulet, ju merrni frymë më thellë, gjë që ju ndihmon të relaksoheni. Vetëm duke marrë aromën e disa vajrave esencialë, ne mund të minimizojmë stresin, ankthin apo trauma të tjera emocionale në një kohë të shkurtër.
Këto aroma janë shumë të mira për lehtësimin e stresit:
Livando -redukton stresin mendor
Jasemini – ju relakson dhe ngre humorin
Trëndafili – ju jep ndjesi të mira
Mentja- redukton lodhjen

5. Meditimi dhe yoga
Mund të reduktoni nivelin e stresit dhe përmirësoni shëndetin e trurit duke bërë 20 minuta yoga ose meditim në ditë. Relaksimi dhe mbështetja shpirtërore është jetike për menaxhimin e stresit. Megjithëse mund të duket e çuditshme, një nga gjërat më të mira që mund të bëni gjatë periudhave me shumë stres është që të qetësoheni dhe ta lini të kalojë.

6. Menaxhoni energjinë tuaj
Çdo minutë gjatë ditës, përballeni me mundësira që ose ju japin energjinë ose ua shterojnë atë. Marrëdhëniet negative, ambienti negativ, thashethemet dhe mendimi negativ janë gjëra që ua shterojnë energjinë. Marrëdhëniet e shëndetshme, mjedisi produktiv, mendimi pozitiv dhe pjesëmarrja në aktivitetet që ju ngrenë humorin do të shtojnë energjinë tuaj. Mësoni të thoni jo, për të vendosur kufij të qartë dhe bëni zgjedhje pozitive në të gjitha fushat e jetës suaj. Mbajtja e trupit tuaj energjik në shëndet të mirë është një mënyrë e mire për të ushqyer edhe shpirtin.

7. Përdorni afirmime pozitive
Ne të gjithë e dimë që ekziston një forcë e madhe tek fjalët, prandaj kur përballeni me stres, nisni me afirmimet pozitive, do ta shihni që do të përmirësoheni shpejt dhe do të qetësoheni.

Si psh?
Po pastroj mendjen nga mendimet stresante. Po largoj stresin nga çdo qelizë në trupin tim. Afirmimet pozitive ndryshojnë energjinë e trupit tuaj dhe rrisin vibrimet në univers dhe ju qetësojnë.

8. Kërceni ose ushtrime ritmike
Ushtrimet shtojnë endorfinat. Përmirësojnë humorin, ju japing energji dhe ju ndihmojnë të relaskoheni dhe të flini më mire. Kur trupi juaj ndihet mirë, ashtu do të ndihet dhe mendja.

9. E qeshura, ilaçi më i mirë
E qeshura është një mënyrë fantastike për çlirimin e endorfinave në të gjithë trupin. Takohuni me miqtë dhe qeshni sa më shumë. Shihni një film për të qeshur në kinema. E qeshura ju largon stresin dhe çdo emocion negativ.

10. Gjeni kohë për argëtim
Shpesh, kur jemi të mbuluar nga stresi, gjëja më e thjeshtë mund të përmirësojë humorin tonë. Kur jeni të zhytur në stres, gjeni kohë për veten. Është fantastike të ecni buzë detit, ose të shihni lindjen e diellit apo perëndimin. Qëndroni më shumë në natyrë, duke ecur në parqe apo pyje. Kjo duket një mënyrë e thjeshtë, por është një zgjidhje e problemit të stresit në jetën tone. Stresi i dalë jashtë kontrollit mund të ndikojë shëndetin tuaj, familjen dhe të reduktojë cilësinë e jetës. Kur investoni për mirëqenien tuaj, mendjen, trupin dhe shpirtin, ju i tregoni familjes dhe të dashurve tuaj një shembull të vetëvlerësimit pozitiv. Aftësia juaj për të menaxhuar stresin përcakton cilësinë e jetës.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.