KULTURË

Drejtori Artistik i Teatrit të Lisbonës mbështet mbrojtjen e Teatrit Kombëtar

13:39 - 16.10.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka publikuar ditën e sotme letrën e marrë nga drejtori artisik i Teatrit Kombëtar të Lisbonës. Në letrën e dërguar, Tiago Rodrigues shpreh mbështetjen për Aleancën.




Statusi i Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit

Kemi kënaqësinë të ndajmë sot me ju një lajm vërtet të bukur.

Tiago Rodrigues, drejtor artistik i Teatrit Kombëtar D. Maria në Lisbonë/Portugali i është përgjigjur thirrjes sonë dhe na ka dërguar këtë letër mbështetëse që po e ndajmë me ju si vijon. Përtej kësaj prej tij kemi premtimin që ai do ta promovojë kauzën tonë në rrethet artistike e kudo ku do të mundet në Portugali.

Zoti Rodrigues është një artist shumë në zë i skenës teatrore europiane, aktor, dramaturg e regjisor. Në vitin 2018 ai është nderuar me Europe Prize Theatrical Realitites, një nismë e suksesshme e Komisionit Europian në fushën e arteve performuese.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.