Edi Reja shpreson që Turqia të dënohet nga UEFA dhe Shqipëria të rikthehej në valle për kualifikim. Trajneri italian i Shqipërisë nuk e fsheh mendimin e tij dhe, për “Radio Sportiva” shpreson që Kombëtarja kuqezi të ketë dhe një shans, duke qenë se, sipas atij, skuadra dhe lojtarët e meritojnë. Gjithashtu, ai flet dhe për Strakoshën, Manajn dhe Kumbullën, për të cilin thekson se fatmirësisht Italia nuk e ka thirrur më herët dhe tanimë ai ka zjedhur dhe ka luajtur në ndeshje zyrtare me Shqipërinë.
“Për ne shkoi keq për ne në Turqi sepse ndeshjen e humbëm në minutën e 90-të për shkak të një budallallëku, por, kemi treguar se jemi një ekip që mund të ndeshemi me këdo. Jemi një kombëtare në rritje, por kemi edhe disa limite. Grupi funksionon dhe kemi edhe besimin e tifozëve shqiptarë. Duhet të ndryshoja shumë, duke afruar shumë të rinj. Kam aktivizuar edhe Kumbullën e Veronës. Në të ardhmen mund të bëhet një ekip i mirë, edhe pse fatkeqësisht na iku mundësia për t’u kualifikuar në Europian. Kumbulla ka zgjedhur Shqipërinë, pasi është i lidhur me vendin e tij. Ka luajtur me të gjitha moshat e Shqipërisë dhe prindërit ishin për ta parë. Çuditem si Italia nuk ia kishte hedhur sytë. Ata edhe ndoshta e kanë kërkuar, por tashmë ai ka zgjedhur.