Kryesore

EMRI/ Arrihet akordi, Manchester United bëhet me trajner të ri

18:40 - 16.10.19 G.SH.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Akordi është arritur tashmë, me zërat që pritet të marrin vetëm formën zyrtare. Massimiliano Allegri do të jetë një trajner i Manchester United.




Lajmi konfirmohet nga mediat italiane dhe angleze, me “Tuttosport” që shkruan se negociatat janë intensifikuar mes palëve. Duke iu referuar këtyre burimeve, italiani do të përfitojë një pagë më të madhe nga ajo që merrte te ish-skuadra e tij, Torino.

Kujtojmë që Allegri përfitonte 7.5 milionë euro nga kontrata me bardhezinjtë, shifër që pritet të tejkalohet gjatë eksperiencës me “Djajtë e Kuq”. Por, Allegri nuk do të jetë goditja e vetme e United që vjen nga Torino.

Nga qyteti italian, në “Old Trafford” pritet të zbarkojnë edhe dy futbollistë që ishin mjaft të dashur për teknikat e 52 vjeçarit. Emre Can dhe Mario Mandzukic besohet se do të ndjekin hapin e radhës të Allegrit. Me kroatin që tashmë nuk bën pjesë në planet e Maurisio Sarrit, tratativat do të ishin më të lehta, ndërsa për gjermanin, United duhet të shpenzojë dhe jo pak.

Zhvillimet priten të marrin formë në ditët e ardhshme, ku ish-trajneri i Milanit do të vendos edhe skuadrën më të cilën do të vijojë. Interes për të ka shfaqur edhe Tottenham Hotspur, me “gjelat” që duhet fillimisht të shkarkojnë Mauricio Pochettino dhe më pas të kontaktojnë Allegrin.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.