Show-Bizz

“Kjo tango ishte për ty!”, Eliona Pitarka i flet dashurisë ‘live’

12:00 - 16.10.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pas kërcimit të vlerësuar me plot 28 pikë nga juria e “Dance with me”, aktorja Eliona Pitarka për herë të parë bëri një deklaratë publike dashurie. Meqë tangoja për të tha se është kërcim dashurie, këtë kërcim ajo vendosi t’ia dedikojë të dashurit të saj, për të cilin nuk tha nëse ishte në sallë apo jo. Gentian Zenelaj nuk mbeti pas pa ngacmuar kërcimtarët pas tangos. I pari e kishte radhën Mateus Froku.




“Flitet që ti në Klan me dike je pleksur, kështu se…është e vërtetë?”, pyet Genti. Ndërkaq reagon menjëherë dhe partnerja e Mateos në kërcim, Eliona Pitarka, e cila thotë: Meqë tango për mua është kërcimi i dashurisë, dua t’ia dedikoj njeriut tim të zemrës këtë kërcim. Kur një nga anëtarët e jurisë, Gentian Zenelaj kërkon të dijë më shumë ajo përgjigjet se nuk do ta bëj publike lidhjen me personin. Por me aq sa u mor vesh, partneri i saj në jetë ishte i pranishëm në sallë për të ndjekur Elionën, e cila i dedikoi edhe tangon!


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.